E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Brendshëm Flamur Noka depoziton padinë për shpifje ndaj Sajmir Tahirit

01-05-2013 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka depozituar dje padinë në Gjykatën e Tiranës drejtuar deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri duke e akuzuar atë për shpifje.
Shkak për këtë padi, burime nga Ministria e Brendshme, konfirmojnë se janë bërë publikimi i disa fotografive të ministrit Noka në ambientet e një lokali, ku deputeti socialist pretendon se ka dalë me shoferin e Arben Frrokut, i akuzuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Nga ana e Ministrisë së Brendshme u sqarua disa ditë më parë, një dalje për mediat se në fotografitë e publikuara në profilin e “Facebook” të deputetit socialist, asnjë nga personat prezent në takim, nuk kanë kurrfarë lidhjeje me individët e stisur nga Saimir Tahiri. Ministri i Brendshëm i konsideron shpifje këto pretendime, të stisura me qëllimin e vetëm, dëmtimin e hetimit dhe për të shpëtuar përballjen me drejtësinë, të ortakëve të  politikë të dhe të biznesit të PS. Ministri Noka shpreh bindjen e plotë se strategjia e shpifjeve, përbaltjes dhe denigrimit publik, është rezultat i panikut të plotë që ka përfshirë Edi Rama dhe ‘Rilindësit’ e tij, para humbjes së thellë që i pret më 23 qershor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›