E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton, leter Metes: Vleresim per kontributin ndaj Kosoves

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ne nje leter zyrtare per Ministrin e Jashtem Ilir Meta, vlereson politiken e jashtme te vendit per mbeshtetjen ndaj pavaresise se Kosoves dhe negociatat me Serbine. Sipas letres zyrtare, Klinton vlereson gjithcka eshte bere per Kosoven dhe politiken e pajtimit me Serbine, duke siguruar nxitjen e njohjeve te reja. "I dashur z. Minister, Ju falenderoj per letren tuaj ne lidhje me Kosoven. Ne vleresojme thellesisht gjithcka qe Shqiperia dhe Ju personalisht keni bere per te cuar perpara kauzen e nje Kosove te pavarur, paqesore dhe demokratike, nderkohe qe keni ndjekur ne menyre te shpejte dhe te qendrueshme pajtimin rajonal me Serbine", shkruan Klinton. Sipas saj, opinioni keshillimor i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, perforcoi ne menyre te vendosur qendrimin tone te hershem se deklarata e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me ligjin nderkombetar. "Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te nxisin ato shtete qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves qe te ndermarrin kete hap dhe do te mbeshtese veprime konstruktive ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Opinioni i GJND-se mund te sherbeje gjithashtu si nje katalizator per Serbine dhe Kosoven, per te lene menjane diferencat dhe te punojne se bashku ne menyre konstruktive mbi ceshtjet praktike dhe per te permiresuar jeten e popullit te Serbise, Kosoves dhe te gjithe rajonit. Kjo eshte rruga drejt nje te ardhmeje te perbashket si pjese e nje Evrope qe eshte e lire, e bashkuar dhe ne paqe", shkruan ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›