E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksidentoi policin, në pranga 36-vjeçari

 Policia e Durrësit arreston në mesnatë shoferin Afrim Byberi, 36 vjeç, duke e cilësuar atë përgjegjës për aksidentin që plagosi rëndë policin e qarkullimit rrugor Kastriot Aliaj. Teksa ka rindërtuar skenën e aksidentit dhe analizuar me kujdes ngjarjen, policia e Durrësit ka dalë në konkluzionin se shoferi Byberi po e drejtonte nën efektin e alkoolit fuoristradën me targë TR 2609 S. Hetuesit thanë se Byberi ka humbur kontrollin mbi automjetin duke aksidentuar punonjësin e policisë, 50-vjeçarin Kastriot Aliaj, i lindur në Skrapar dhe banues në lagjen Shkozet të Durrësit. Mësohet se i plagosuri po kryente shërbimin pranë fshatit Koxhas, në shoqërinë e kolegut të tij me inicialet Q.B., i cili ka qenë edhe dëshmitar okular i ngjarjes. Mësohet se gjendja shëndetësore e punonjësit të policisë rrugore të Durrësit Kastriot Aliaj, i plagosur gjatë shërbimit në rrugën interurbane Tiranë-Durres vazhdon të jetë kritike. Ai u transportua për në spitalin ushtarak, ku ka pasur nevojë për gjak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›