E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Berisha shihet me mosbesim e urrejtje

Levizja Socialiste per Integrim u beri thirrje ministrave te pergjegjshem te rishikojne pozicionin e tyre ne nje qeveri, e cila sot shihet me mosbesim dhe me urrejtje nga populli. Nje qendrim i tille u mbajt dje nga kryetari i Grupit parlamentar te kesaj partie, Pellumb Xhufi. Njekohesisht, duke kerkuar dhe njehere tjeter largimin e Kryeministrit Berisha, Xhufi u shpreh se "Berisha duhet te dorehiqet ne menyre qe t'i hapet rruga drejtesise, qe te sherohen plaget e kesaj tragjedie te re, si dhe te mbyllen dyert e ferrit per kete vend, dhe te hapen rruget e Evropes". Gjithashtu, Xhufi denoi sulmin e fundit Kryeministrit Berisha ndaj mediave te lira, duke u shprehur se "ndryshe nga Qeveria, media ka merite te pamohueshme per percjelljen e ngjarjeve me objektivitet. LSI do te jete gjithmone ne krah te medias per mbrojtjen e fjales se lire".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›