E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ne shesh kunder Berishes

Oli Xhilaga
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, drejtoi dy ftesa per te gjithe opinionin publik. E para, ishte nje ftese per te gjithe kryeqytetasit qe te behen pjese e nje Marshimi te Heshtur te premten pasdite, si nje homazh per jetet e humbura ne Gerdec. Nderkohe, duke folur ne pozitat e nje qytetari, Rama leshoi dhe nje tjeter thirrje per shqiptaret, per te kerkuar doreheqjen e Kryeministrit Berisha. "Pikerisht si njeri nder ju, qytetar i ketij vendi ku jeta eshte e kercenuar vijimesisht e ku qeveria eshte kthyer ne nje agjenci funeralesh vetem e vetem per shkak te papergjegjshmerise, paaftesise dhe korrupsionit qe e ka mberthyer per fyti; ju ftoj te mbrojme se bashku jeten. Duke e konsideruar doreheqjen e ketij Kryeministri, si te drejten tone, per te jetuar te sigurt ne atdheun tone", apeloi dje Rama gjate nje komunikimi me mediat. Njekohesisht, dhe ne kete dalje te radhes perpara shtypit, kreu i selise roze, Rama, nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisjes aktuale dhe Kryeministrit Berisha. Keshtu, duke bere nje permbledhje te te gjitha shfajesimeve te kreut te ekzekutivit, Rama vuri ne dukje se "Kryeministri na tha se Ministria e Mbrojtjes kishte per detyre vetem transportin dhe na genjeu. Na tha se ne ate punishte nuk punonin gra e femije dhe na genjeu. Na tha se ai s'ka pasur asnje dijeni per kete pune dhe perseri na genjeu". Por, sipas tij, genjeshtrat e njepasnjeshme te Kryeministrit Berisha cenojne jo pak imazhin e vendit, ne prag te pritjes se fteses per anetaresim ne NATO. "Qofte edhe njera nga keto genjeshtra, do te mjaftonte qe Kryeministri i nje vendi qe pret ftesen e anetaresimit ne NATO, te dorehiqej, e jo me i gjithe ky skandal qe tronditi boten e qe po e mbulon dita-dites Shqiperine me blozen e nje vullkani korruptiv, ne syte e te tere partnereve tane nderkombetare", theksoi Rama gjate fjales se tij. Nderkohe, ndalur te marshimi i heshtur qe pritet te ndermerret neser, kryetari Rama beri thirrje qe "te ecim se bashku, si burra e gra, qe nuk e ulin koken duke u bere bashkefajtore te heshtur me ata qe provokuan shperthimin shurdhues e vrastar".

"Jo kokulur ndaj dhunuesit te medieve te lira"
Kryetari i PS-se, Edi Rama, reagoi dje pas deklaratave kritike te ardhura nga Kryeministri Sali Berisha per shtypin shqiptar. Keshtu, Rama jo duke vleresuar punen e bere pergjate ketyre diteve nga media, si ajo vizive ashtu dhe media e shkruar, vuri ne dukje se "nuk mund ta pranojme kurre kokulur per kryeminister nje zoteri, qe sot ka paturpesine te ngreje edhe zerin kunder burimeve te pavarura te informimit te publikut e atyre qindra vajzave e djemve qe po na bejne keto dite sherbimin e cmuar te pasqyrimit e zbardhjes te se vertetes, gazetare e kameramane kurajoze, profesioniste e amatore, te cilet s'duan te vdesin si skllever te genjeshtrave te pushtetit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›