Zbogar Rinisni dialogun politik

Bashkimi Europian i konfirmon sërisht politikës shqiptare se është i shqetësuar për atë që ndodh në Tiranë. Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zbogar pas takimit me homologun shqiptar Haxhinasto, i mbërritur në vendin tonë për t’u informuar mbi situatën, apelon për dialog.
“Është e drejtë e gjithëkujt që të demostrojë por e askujt që të ushtrojë dhunë.në një shoqëri demokratike nuk ka asnjëherë vend për ushtrimin e dhunës. në shqipëri natyrisht ka dhe intitucione , ajo është shtet i së drejtës dhe këto probleme duhen adresuar pikërisht në këto institucione. unë erdha këtu për të dëgjuar dhe kuptuar më mirë se c'ka ndodhur për të parë gjithashtu cmund të bbëjë sllovenia dhe bashkimi europian për të ndihmuar shqipërinë në rrugën e integrimiit. receta më e mirë është pikërisht nxitja e dialogut politik dhe pirkuptimit për të zgjidhur cdo situatë”, tha Samuel Zgobar, ministër i Jashtëm slloven.
Ndërsa kryediplomati shqiptar Haxhinasto i ka konfirmuar homologut të tij një “hetim të plotë dhe të paanshëm për ngjarjet e 21 janarit”. "Kemi gjetur mirëkuptim të plotë për sa i takon rëndësisë për të zhvilluar një hetim të plotë, të pavarur të asaj që ndodhi në 21 janar në Shqipëri dhe gjithashtu kemi rënë dakord që Shqipëria ka një axhendë europiane, ka disa detyrime që vijnë nga procesi i integrimit të saj në BE", tha Haxhinasto.
Elona Gjylmi