Berisha: Sllogani i PS-së, kundër interesave të shqiptarëve
Kryeministri Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” për bashkinë e Pukës Beqir Arifi.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka sulmuar sërish kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se sllogani i tij është kundër interesave në shqiptarëve.
“Rruga e vetme është një sllogan i marrë nga etrit e tyre por ka një domethënie të re, të votojë çdo gjë kundër interesave tuaja, kundër rritjes së rrogave, kundër rritjes së rrogave, të votojë kundër çdo ligji për heqjen e vizave, të votojë kundër amnistisë për bizneset” theksoi Berisha
Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të asfaltojë çdo rrugë të këtij rrethi, do të ndërtojë ujësjellësa dhe do të rindërtojë çdo shkollë dhe kopësht në zonën e Pukës.
“Ne do të bëjmë gjithçka për Pukën turistike, për Pukën e bukurive mahnitëse. Do të bëjmë që pasuria e saj të shdnërrohet në vlera për qytetarët e saj” shtoi Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të gjashtëfishojë investimet për rrethin e Pukës për ta shndërruar atë në një nga travat më të rëndësishme malore dhe në një qytet të vërtetë modern.