E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ligji për urbanistikën do sigurojë zhvillim të qëndrueshëm për Tiranën”

25-04-2011 / Gazeta 55

PDIU takim me qytetarët te njësia bashkiake nr 9 në kryeqytet

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e njësisë bashkiake numër 9. Gjatë këtij takimi kryetari Shpëtim Idrizi ka shpalosur programin zgjedhor të PDIU-së për zgjedhjet lokale , duke nënvizuar objektivin e kësaj force politike  për një administrim dhe shërbim më të mirë në dobi të komunitetit.
Idrizi tha se PDIU, “ka përzgjedhur në këtë sfidë elektorale kandidatë me integritet dhe vizion të qartë për qeverisjen lokale”.
Në këtë kontekst kreu i PDIU-se theksoi “se me anë të këshilltarëve të saj kjo forcë politike do të bëjë të mundur një ndarje administrative më të mirë në shërbim të qytetarëve duke implementuar një ligj për urbanistikën i cili do të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm për Tiranën. Raporti i numrit të këshilltarëve me numrin e popullsisë do të jetë gjithashtu një nga vektorët e rëndësishëm në punën tonë”, tha Idrizi i cili gjithashtu premtoi vëmendje të plotë edhe për një kategori sociale siç janë jetimët duke i dhënë atyre mundësi më të mira në komunitetin ku jetojmë”.
Presidenti i Nderit të PDIU Tahir Muhedini bëri thirrje për një përfaqësim  sa më të madh të PDIU në këto zgjedhje lokale.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet tha Muhedini është një parti e çështjes çame dhe asaj kombëtare, duke garantuar se platforma e saj do të gjejë zbatim dinjitoz dhe profesional në nivel vendor, me te gjithë kryetarët e bashkive, komunave dhe këshilltarët bashkiakë. PDIU ka gjithashtu një vizion të qartë për prosperitetin ekonomik të Shqipërisë duke hedhur idenë e një bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë e Kosovës, në konceptin e saj për një pragmatizmin patriotik i cili nis që nga kujdesi për qytetin, historinë, vlerat dhe angazhimin politik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›