E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi do të takohet sot me Lohan dhe ambasadorin e Spanjës

Tiranë, 19 janar, NOA Presidenti i Republikës,
Bamir Topi do të zhvillojë ditën e sotme një takim me ambasadorin e Komisionit
Europian, Helmut Lohan si dhe ambasadorin e Spanjës në Tiranë, vend që mban
presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Manuel Montobbio. Takimi mes
ambasadorëve dhe kreut të shtetit i cili do të mbahet në mjediset e Presidencës,
pritet që të ketë si kryefjalë të tij zhvillimet më të fundit në vend, siç janë
kriza aktuale politike, por edhe situatën e krijuar pas përmbytjeve.

Para pak ditësh Lohan dhe Montobbio kanë
zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë
Socialiste, Edi Rama disa ditë më parë.

Ndërkaq, Topi është takuar me Lohan dhe
ambasadorin amerikan, John Uithers, disa ditë më parë gjatë një inspektimi që
kanë zhvilluar së bashku në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›