E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat doganore detyrim i OBT-se

Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka sqaruar dje ndryshimet e disa tarifave doganore per disa produkte perfshire mbeturinat urbane llumrat e ujerave te zeza dhe mbeturinat klinike. Sipas kesaj ministrie keto ndryshime vijne ne kuader te detyrimeve qe Shqiperia ka si pjesetare e Organizates Boterore te Tregtise. Shqiperia e ka shprehur qarte vullnetin e saj per tiu pergjigjur te gjitha angazhimeve te marra ne kuader te OBT-se aq me teper kur periudha tranzitore per Shqiperine ka perfunduar ne vitin 2009 dhe keshtu qe ndryshimi eshte i domosdoshem thuhet ne reagimin e Ministrise se Ekonomise. Nderkohe qe ajo thekson se pavaresisht tarifave te reduktuara ne Shqiperi nuk do te lejohen te hyjne produkte qe nuk jane ne listen e gjelber dhe rrjedhimisht as mbeturina urbane mbetje klinike apo llumrat e ujerave te zeza.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›