Shqipëria, ‘mbretëresha e re’ e turizmit, CNN dhe Lonely Planet, e rendisin në “Top 9” vendet që duhet të vizitohen

Nga 9 vendet e listuara Shqipëria është e gjashta në listë, si destinacioni që duhet vizituar nga turistët anembanë botës në vitin 2011
Agjencia e lajmeve CNN rendit Shqipërinë si një ndër destinacionet kryesore që duhen vizituar nga turistët anembanë botës në vitin 2011. Nga 9 vendet e listuara Shqipëria është e gjashta në listë. Me moton “Për momente të paharrueshme, ekspertët e udhëtimeve të CNN i rekomandojnë publikut të tij edhe Shqipërinë. Në artikullin në fjalë veçohet Gjirokastra si qyteti antik, pjesë e qendrës historike botërore të UNESCO-s. “Ky është një qytet me Kalldrëm me pallate të kohës Osmane. Është një vend me shumë atmosfere dhe që mbart shumë histori mbi shpinë- shkruan Reid, një nga ekspertët e udhëtimeve. Në artikull nuk lihen pa përmendur plazhet piktoreske si dhe ushqimi i mirë i Shqipërisë. Ndërkohë që krahas Shqipërisë si një ndër destinacionet me tërheqëse të vitit 2011 renditen edhe Neë York-u, Zelanda e Re, Norvegjia, Spanja Japonia, Bullgaria etj. Gjithashtu lista e Lonely Planet duket se do të jetë një surprizë për shumë turistë. Specialistët e udhëtimit të faqes Lonely planet, kanë renditur Shqipërinë të parën në liste për udhëtimet e vitit 2011. Shqipëria është zgjedhur e para në listë bazuar në disa kritere. Vendi ynë është cilësuar si një vend aktual, me çmime të lira dhe shumë tërheqës për turistët. Jo shumë kohë më parë, kur Ballkani konsiderohej si një vend që duhej vizituar nga më të fortët, vetëm të ashtuquajturit trima kishin guximin të shihnin nga afër realitetin shqiptar. Mirëpo ishin turistët e quajtur Backpackers, të cilët përhapën namin e mirë të Shqipërisë që në fillim të viteve ‘90. Kuzhina e mirë, plazhe mahnitëse, jetë nate evropiane, të shoqëruara nga ekstremi tjetër i stilit të vjetër të të bërit pushime. Në Shqipëri mund të përjetosh aventura gati edhe të pamundura, qoftë për shkak të relievit si dhe të infrastrukturës. Kështu pra Shqipëria përshkruhet gati si perfekte, ku modernia dhe tradicionalja kryqëzohen për mrekulli në këtë parajsë të vogël. E gjendur në Top Listën e vendeve që duhen vizituar nga turistët ndërkombëtare, Shqipëria lë pas vende si Brazili, Bullgari, Itali, Tanzani, Japoni etj.
...