Berisha Sulmet e opozites cinike

Kryeministri Sali Berisha ka uruar studentët e të gjithë vendit për nisjen e vitit të ri akademik nga Korça ku u shënua edhe 40-vjetori i celjes së universitetit të këtij qyteti. Në fjalën e tij kryeministri i është përgjigjur edhe opozitës, e cila ka akuzuar se universitetet po kthehen në pellgje që sjellin papunësi. Duke i cilësuar këto sulme si të pavlera, cinike dhe fyese, Berisha tha se numri i studentëve është trefishuar në 5 vjet.
“Atyre që bërtasin e shpallin se ne i kemi kthyer universitetet në mbetje papunësie sot nga universiteti “Fan Noli” dua t’ju përgjigjem se Sulmet tuaja janë të pavlera, janë cinike dhe fyese per lumin e sakrificave që bëjnë që bëjnë në këto institucione arsimore studentët dhe pedagogët e tyre. Dua tu them këtyre zotërinjve që derdhin lot poshtë e përpjetë Në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të botës universitetet nuk shpërndajnë libreza punësimi”- tha Berisha .
Kreu i qeverisë dha garancinë se reformat në sistemin universitar do t’i hapin rrugën autonomisë së tyre financiare.
“Reforma është reformë. Pse po ndryshojmë mekanizmat financiarë? Po i ndryshojmë që të konsolidojmë lirinë akademike. Po e ndryshojmë që ju të keni mundësi të ndërmerrni miratim shumë më të mirë, po e ndryshojmë edhe për një arsye tjetër: aty ku takoheni me qeverinë të jeni më të lirë. Liria mund të cënohet dhe centrohet nga qeveria e cila duhet t’i vërë vetes çdo lloj kufizimi për të respektuar lirinë akademike”- tha Berisha.
Kreu i qeverisë premtoi gjithashtu akordimin e fondeve të vecanta për përkthimin e teksteve cilësore për arsimin universitar, një kërkesë kjo e hershme edhe disa rektorëve të Universiteteve në vend.
Jorgjeta Gjanci