Te semuret mendore 1 ne 6 femije i rrezikuar
Shaban Rexhepi është babai i dy fëmijëve me zhvillim të vonuar mendor dhe në Ditën Botërore të Shëndetit rrëfen për vështirësitë, por edhe paragjykimin me të cilin është ndeshur gjatë bashkëjetesës me dy djemtë e tij. Ai tregon se kur mësoi mbi handikapin e fëmijëve, e patën vërtet të vështirë t’u drejtoheshin qendrave të shëndetit mendor. Po tani, që prej dy vjetësh, fëmijët e tij kanë ndryshuar falë trajtimit në këto qendra.
Julia Bardhushi: “Në këto dy vjet keni vënë re ndonjë ndryshim te fëmijët?”
Shaban Rexhepi: “Shumë. Jashtëzakonisht. Jam shumë i kënaqur sepse është një ndryshim rrënjësor që nga paraqitja e fëmijës, ashtu edhe nga mënyra e kominikimit. Komunikojmë në mënyrë të shkëlqyeshme, falë kësaj ndihme”.
Julia Bardhushi: “Keni pasur vështirësi më parë?”
Shaban Rexhepi: “Vështirësi ka pasur, sepse ndoshta dhe fëmija ka qenë pak i ndrojtur, ndoshta do ta shanin apo do ta fyenin fëmijët e tjerë. Megjithatë, pak nga pak arritën ta kuptojnë se cila është ndihma dhe cili është progresi që kanë bërë”.
Të dhënat e institucioneve tona shëndetësore flasin për një numër në rritje të të prekurve nga sëmundjet mendore. Vitet e fundit rezulton që 1 në 6 fëmijë të ketë propabilet të preket nga çrregullimet mendore. Në një aktivitet sensibilizues, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili sqaroi se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, rezultojnë rreth 20 mijë persona të cilët trajtohen për sëmundje mendore.
“4 % e pacientëve të kujdesit shëndetsor parësor kanë probleme të kësaj natyre. Mbi 20 mijë pacientë, vetëm 6 muajt e parë të këtij viti trahtohen për probleme të tilla. Janë mbi 60 mijë receta me rimbursim pikërisht për patologji të tilla dhe tendenca për rritje që është një prirje e verifikuar tashmë, na bën që të jemi më të shqetësuar dhe ta shikojmë problemin në të gjitha drejtimet. Jo rastësisht ne kemi sot një shtrirje të shërbimeve tona në të gjithë territorin e vendit dhe investimet do të vazhdojnë ”, tha Vasili.
Dhjetëra fëmijë që kanë probleme mendore dhe që trajtohen në tre qendrat e shëndetit mendor në kryeqytet, shpalosën talentet e tyre në fusha të ndryshme të artit. Disa prej tyre u nderuan nga Ministri i Shëndetësisë me certifikata në të cilat shkruhej “Jam si Ju, jam mes Jush”.
Julia Bardhushi