E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtimi i mbetjeve diskutohen kriteret e perpunimit

Ministria e Mjedisi ka hartuar një paketë të plotë ligjore për trajtimin dhe përpunimin e integruar të mbetjeve, në zbatim të direktivave të BE-së. Trajtimi i mbetjeve sipas natyrës së tyre dhe kriteret e përpunimit në vedngrumbullime janë diskutuar edhe me grupet e interesit.

“Kjo paketë përmban trajtimin e veçantë të mbetjeve sipas natyrës së tyre dhe përfshin vendimin e Këshillit të Ministrave për mbetjet nga ambalazhet, mbetjet elektrike dhe elektronike, një vendim tjetër të Këshillit të Ministrave për manaxhimin dhe trajtimin e baterive dhe akumulatorëve. Po ashtu, kjo paketë përmban një vendim për kriteret dhe standartet që duhet të përmbushin landfill-et për manaxhimin e mbetjeve. Po ashtu, pjesë e kësaj pakete është dhe një vendim tjetër i cili ka të bëjë me informimin e publikut”, tha Pëllumb Abeshi, përfaqësues i ministrisë së Mjedisit.

Kjo paketë nuk penalizon grupe të caktuara interesi, por ajo është një ndër kriteret kryesore të BE-së, për ruajtjen e mjedisit. Paketa ligjore për trajtimin e mbetjeve do të diskutohet në qeveri, për të kaluar më pas për miratim në parlament.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›