Ligj per te moshuarit Ksera Nuk rritet mosha e pensionit

Mosha e daljes në pension nuk do të ndryshojë. Shqiptarët do të vijojnë të ndërpresin punën, respektivisht në moshën 60 vjeç femrat dhe 65 vjeç meshkujt. Të paktën kështu garanton Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili sqaron se ndryshimet ligjore, të njoftuara dhe nga kryeministri Sali Berisha, kanë të bëjnë vetëm me përafrimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit dhe jo rritje e moshës së daljes në pension.
“Ka reformim të ligjit për sigurimet shoqërore, por kurrësesi nuk ka rritje të moshës së pensionit. Do të ketë një indeksim që ka të bëjë me moshën, por kurrësesi nuk ka rritje. Ka indeksim në nivele të ndryshme të pensioneve, siç janë ato të fshatit, në sektorin bujqësor, të invaliditetit dhe gjithë pensioneve të tjera. Me një fjalë nuk ka të bëjë me rritjen e moshës së pensionit”, tha Ksera.
Gjatë raportimit përpara deputetëve në Komision Parlamentar të Punës, Ksera njoftoi gjithashtu se ka gati një ligj për trajtimin e moshës së tretë. Ligji mes të tjerash parashikon strehim dhe transport falas për të moshuarit.
“Aksesi i tyre nëpër qendra ditore, në transportin publik dhe në gjithë ato që jep ligji i statusit të të moshuarit. Drafti është bërë gati nga grupi i punës, është diskutuar edhe me aktorë të tjerë, me OJF-të që operojnë në këtë fushë. Pritet që ne t’i japim formën përfundimtare. Ka një buxhet të konsiderueshëm, por që qeveria është e gatshme që ta mbështesë këtë ligj”, theksoi ai.
Ksera foli gjithashtu edhe për fondet e qeverisë për ndihmën sociale. Sipas tij, 9 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto shkon për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë. Lidhur me këtë, ai kërkoi bashkëpunim më të madh nga pushteti vendor që ky fond të shkojë atje ku duhet.
Elona Gjylmi