E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vendos afate Ne mars kodi ne maj reformat baze

Nga mbledhja e radhes me deputetet e tij, Edi Rama i ka kthyer pergjigje kryeministrit Berisha per konsultim me ODHIR te paktit te reformave.

“I ribëj apel Saliut që të mos vazhdojë të shikojë gishtin kur gishti tregon hënën. Të mandatojë nga Kuvendi komisionin e ligjeve për të hapur tryezën e përbashkët të reformave të shtet-ndërtimit të një vendi kandidat dhe të biem në një mendje që deri në maj të kemi miratuar reformat bazë për të mos e humbur edhe vitin tjetër statusin që këtë javë me sa duket do ta humbasim përsëri. Për të dytën herë si ngelësa të përsëritur në vjeshtë, si askush tjetër”- tha Rama.

Kryesocialisti u shpreh i gatshem per ligjet me 3te 5, duke vecuar gjykaten administrative per te cilen u shpreh i hapur per ta vendosur ne krye te listes se reformave qe kerkojne bashkepunim mes paleve.

“Ne jemi gati, jemi plotësisht të qartë se çfarë do të bëjmë sëbashku siç jemi të bindur se kuadri i reformës në drejtësi ku hyn dhe gjykata administrative kërkon harmonizim me kushtetutën”- tha Rama.

Por per kreun e opozites ai qe nuk po shpreh hapur ne keto moment a eshte gati te bashkepunoje me opoziten per integrimin eshte kryeministri Berisha, ne adrese te te cilit beri nje seri pyetjesh.

“Prandaj sot i rikërkoj publikisht që të shprehet jo duke folur sikur ka arrore ne gojë, por duke thënë copë do apo nuk do”- tha Rama.

Po njesoj iu drejtua kryetari i opozites kryeministrit te vendit mbi reformen zgjedhore.

“S’mjafton ta përsërisë si në jerm ‘hajdeni të fillojmë’, por duhet të shprehet publikisht për dy pika: e para, a është dakort që komisioni t’i adresohet ODIHR-it dhe/ose Venecias për propozimet e opozitës që atij nuk i duken të arsyeshme. E dyta, a është dakort që të angazhohet publikisht para shqiptarëve apo komunitetit ndërkombëtar që reforma të mbyllet në mars”- tha Rama.

Nje pjese te mire te deklarates perpara deputeteve socialiste edi rama u fokusua tek ekonomia. Pervec TVSH-se ushqimeve baze, PS- tha Rama- do te propozoje edhe ujen e sja per energjine elektrike. Keto propozime opozita do te kembengule fort ne kuvend te miratohen, per shkak te barres se rende fiskale qe ka rrenuar sipas tij ekonomine e shqitpareve.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›