Dixhitalizimi, rrjet kombetar me internet me bande te gjere
Trefishim te kuotave per te gjithe ata studente qe duan te vijojne shkollen e larte per IT. Kryeministri Sali Berisha, i kerkoi dje ministrit te Arsimit, Myqerrem Tafaj qe pa humbur kohe te marre te gjitha masat, qe vitin e ardhshem pranimet ne degen e IT, ne te gjitha universitetet publike dhe private te vendit te trefishohen. "Zoti minister, une e kuptoj qe kjo eshte e veshtire, por une kam bindjen me te thelle se kjo eshte plotesisht e mundshme. Me perparesi te madhe, duhet te ndermerrni nje konsulte me te gjithe rektoret, te diskutoni rreth kesaj domosdoshmerie", tha Berisha. Sipas tij, reforma te medha, projekte dhe investime te rendesishme per 'Shqiperine ne moshen dixhitale', si nje nga proceset me transformuese ne historine e vendit do te vijojne. Kryeministri u shpreh se eshte e nevojshme qe te angazhohen ekspertet me te mire ne kete proces. Kryeministri Berisha tha se po punohet per krijimin e nje rrjeti kombetar, ngritja e te cilit ka si qellim internet me bande te gjere dhe super te gjere ne cdo familje, ne te gjithe vendin, sikunder eshte ne diskutim ngritja e Fondit Kombetar, i domosdoshem per te mbeshtetur kete proces.