E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Sun Uen Sheng: Të zhdukim varfërinë në zonat rurale

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot Delegacionin Parlamentar të Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Republikës Popullore të Kinës, kryesuar nga z. Sun Uen-Sheng, Nënkryetar i Komitetit të Çështjeve Bujqësore dhe Rurale. Biseda u përqendrua kryesisht në cështjet e bujqësisë siç janë sistemi i tokave bujqësore; sistemi i ndërmarrjeve bujqësore dhe sigurimet shoqërore për popullsinë rurale, por dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Duke u ndalur në zhvillimin e bujqësisë dhe të zonave rurale në Shqipëri, 

Kryeministri Berisha theksoi se Kina dhe Shqipëria kanë të përbashkët luftën që i kanë shpallur të dyja qeveritë varfërisë, e cila është e përqendruar në vendin tonë, kryesisht në zonat rurale dhe në zonat malore, të cilat kanë pak tokë. Kryeministri Berisha dhe zoti Sun Uen-Sheng u ndalën në mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria kineze përmes një fondi ose kredie të butë, për ndërtimin e rrjetit të rrugëve rurale. Gjithashtu Kreu i qeverise shqiptare ftoi investitorët kinezë në fushën e bujqësisë që të investojnë në Shqipëri, duke garantuar për mbështetje të plotë për investimet e tyre në vend.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›