Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e ligjit të pronave
TIRANE- Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e kërkesës së Avokatit të Popullit për disa ndryshime në ligjin "Për kthimin dhe kompesimin e pronës”. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë argumentuar se ndryshimet e bëra në këtë ligj dhe që ankimohen para Gjykatës prekin thelbin e të drejtës së gëzimit të qetë të pronës, cënojnë parimin e sigurisë juridike, atë të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe bien në kundërshtim me Kushtetutën, sipas të cilit liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cënohen pa një proces të rregullt ligjor.
Avokati i Popullit, në kërkesën e tij e cilëson antikushtetues faktin se Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka të drejtë “kryesisht” të nisë verifikimin e vlefshmërisë ose jo të një titulli pronësie edhe kur prona është e regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Avokati i Popullit, mendon se është antikushtetues dhe vendimi që drejtori i AKKP jep në përfundim të një shqyrtimi të tillë për një titull pronësie.
Lidhur me këtë kërkesë, Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë një vendim gajtë ditëve të ardhshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)