E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Nëna hajdute' e padit burri: Vodhi 1 mln lekë, braktisi djalin 12-vjec

DEVOLL- Një 36-vjecare nga Korca do të përballet me akuzën e ‘Vjedhjes’ dhe të ‘Braktisjes së fëmijës së mitur’, pasi ka grabitur të shoqin dhe më pas ka braktisur dhe djalin e saj 12-vjecar. Ngjarja e pazakontë ka ka ndodhur dje në fshatin Sul-Devoll të Korcës.

Burime të policisë bëjnë të ditur se shetësja A.Sejdo, 36-vjece, i ka vjedhur dje bashkëshortit të saj shumën prej 100.000 lekësh dhe është larguar nga banesa duke braktisur dhe djalin e tyre 12-vjecar.

Kallzimi erdhi nga bashkëshorti i 39-vjecares, ndërkohë nga hetimet paraprake rezultoi se nëna ishte larguar në banesën e prindërve të saj në qytetin e Durrësit., ndëkohë policia ende nuk bën me dije shkaqet e veprimit  të 36-vjecares.

Grupi hetimor ka nisur hetimet, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korcë për veprat penale “Braktisje e fëmijve të mitur” dhe “Vjedhje”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›