Berisha: Ta kthejmë himnin në formën e plotë

Janë këto vargjet të cilave i referohet shefi i qeverisë e për të cilat ai kërkoi t’i bashkëngjiten himnit aktual kombëtar.
“Himni kombëtar duhet të rikthehet në formën e tij të plotë. Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë sepse Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë, në kuptimin që dashuria për kombin dhe vendin, buron nga fryma e Zotit. Të shihen të gjitha modalitetet se si mund të rikthehet kjo strofë e përzënë dhe të bisedohet dhe me akademinë, institutin, kompozitorët dhe himni mendoj unë duhet të kthehet në variantin e tij të plotë ashtu siç e shkruajti rilindasi i madh Aleksandër Sotir (Stavre) Drenova”, deklaroi kryeministri Berisha, transmeton TCH.
Por ndërsa kërkonte rikthimin e strofave të hequra, Kryeministri bëri një pauzë tek emri i Asdrenit, çka e tradhtoi në shqiptimin e saktë të tij, duke bërë një lapsus për emrin e vërtetë, nga Stavre në Sotir.
Kjo deklaratë e kreut të qeverise vjen në një moment delikat ndaj dhe duket më shumë një mënyre për të hequr vëmendjen, sesa është pjesë e një projekti real të Komitetit Ndërministror.
Mbetet për t’u parë nëse ky projekt do të shkojë deri në fund duke i dhënë Shqipërisë për 100-vjetorin e pavarësisë një tjetër himn kombëtar të rikthyer në identitet siç tha kryeministri.
Sali Berisha nesër në Deçan
Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, nesër do të shënohen aktivitete të shumta në komunën e Deçanit për nderë të kësaj dite. Ndër të tjera kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha do t’i ndahet titulli “qytetar nderi” i komunës së Deçanit.
Shefi i protokollit të komunës së Deçanit Hajdar Sutaj ka thëne se është privilegj që do ta kemi të pranishëm të parin e qeverisë shqiptare nesër në komunën tonë.
Aktivitetet për festimin e jubileut të shtetit Shqiptar do të nisin në orën 12 ku Kryeministri Berisha do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit’’ në Gllogjan dhe do ta vizitoi familjen Haradinaj.
Më pas Sali Berisha nga Kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj në zyrën e tij, dhe në sallën e asamblesë komunale do t’i ndahet çmimi “Qytetar Nderi i Deçanit”.
Ndërkohë që ceremonia kryesore do të zhvillohet nga ora 13:00 në fshatin Isniq të Deçanit, ku kryeministri Berisha do ta bëjë zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Isa Boletinit së bashku më kryetarin e komunës Rasim Selmanajn, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe personalitete të tjera.
Në fund të aktivitetit, do të ketë një program të pasur kulturor-artistik, me emrat më të shquar të muzikës shqipe./kosovapress/