Ymeri: Vrasja e Xhemajlit, pjesë e luftës kundër Vetëvendosjes
Sipas Ymerit i tërë teksti i mocionit që propozuam është shkruar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ymeri tregon se shkrimin e tekstit e kanë bërë ai,Donika Kadaj- Bujupi,Teuta Sahatçija, Agim Kuleta dhe Muhamet Mustafa.
Ymeri në KTV tha se nga AAK Burim Ramadani e ka nëshkruar rezolutën e propozuar në Kuvend.
“Privatizimi e ka rritë papunësinë dhe e ka varfëruar Kosovën dhe deputetët që votuan pro privatizimit ndihmuan qeverinë në shkatërrimin e Kosovës” tha Ymeri.
Sa u përket shkrimeve se vrasës i Xhemaj Mustafës, këshilltarit politik dhe njërit nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova, mund të jetë një nga deputetët e Vetëvendosjes, Ymeri thotë se ky është spekulim media.
“Prej se jemi themeluar VV është sulmuar nga të gjitha anët dhe nga agjentë të ndryshëm. E në këtë luftë të këtyre agjentëve kanë ndihmuar disa media” thotë Ymeri.
Kjo është një pjesë e luftës ndaj Vetëvendosjes për shkak se VV po i kundërshton marrëveshjet në të cilat ata po përfitojnë, transmeton Indeksonline.
Ymeri akuzon PDK- në e cila sipas tij edhe një herë shkeli rregulloren e Kuvendit.