Berisha: Tani ambasador ne Prishtine
Fatjona Mejdini
Shqiperia e njohu dje Kosoven si shtet te pavarur. Ne nje konference per shtyp, Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi se qeveria e konsideron krijimin e shtetit te Kosoves nje ngjarje historike, qe sanksionon te drejten e qytetareve te saj per te vetevendosur. Kryeministri Berisha njoftoi se sot do te mblidhej Keshilli i Ministrave per te vendosur ngritjen e marredhenieve diplomatike midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves ne rang ambasadoresh. Me njohjen e Kosoves si shtet i pavarur, Kryeministri Berisha u zotua dje se nuk do te prisheshin marredheniet diplomatike me ato vende, te cilat nuk do ta njihnin pavaresine e Kosoves.
“Ne do te bejme perpjekjet maksimale per te garantuar mbeshtetjen per njohjen e pavaresise se Kosoves nga secili vend i OKB-se. Se dyti, keto perpjekje nuk interferojne ne marredheniet bilaterale te Shqiperise me keto vende. Ato ruajne nivelin e tyre miqesor dhe zhvillohen ne menyre te pavarur nga keto perpjekje”, deklaroi Berisha gjate konferences per shtyp te dhene me kete rast. Kryeministri Berisha, paraditen e djeshme, shpjegoi edhe arsyet e mosvajtjes se delegacioneve shqiptare ne Kosove dy dite me pare, ne diten e shpalljes se Pavaresise. Keshtu, Berisha sqaroi se prezenca e perfaqesuesve te shtetit shqiptar ne diten e shpalljes se Pavaresise do te ngjallte reagime jo,pozitive nga faktori nderkombetare. Keshtu, sipas Berishes, ndonese shpirterisht ai ndodhje ne Kosove festa e dy diteve me pare ishte ne radhe te pare per vete kosovaret qe per shume vjet e kishin pritur ate cast.
“Dua te sqaroj se me shpirt dhe me zemer, Tirana zyrtare, Shqiperia zyrtare dhe jozyrtare ka qene e tera aty, por asnje shqiptar nuk do te donte qe kjo te ishte nje feste vetem mes Kosoves dhe Shqiperise. Kjo duhet dhe do te jete nje feste midis Kosoves dhe gjithe miqve te Kosoves dhe Shqiperise”, deklaroi Berisha. Sipas tij, me shpalljen zyrtare te shtetit te Kosoves, ai dhe delegacioni shqiptar do te ishin atje, ashtu si edhe perfaqesuesit e larte te vendeve te tjera evropiane dhe me gjere. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se, Berisha vleresoi edhe menyren se si qytetaret e Kosoves e priten diten e pavaresise se saj, duke theksuar menyren dinjitoze te festimit pa krijuar incidente. “Festa ishte nje demonstrim madheshtor i shkalles se civilitetit, maturise se qytetareve te Kosoves. Mendoj se ata deshmuan para te gjithe botes se meritonin plotesisht pavaresine”, theksoi dje Berisha, duke shtuar se kjo maturi tregon se qytetaret kosovare do te respektojne te gjithe minoritetet qe bejne pjese ne kete shtet.
Njohja
Vetem pak minuta, pasi SHBA e njohu zyrtarisht pavaresine e Kosoves, Kryeministri Berisha i shoqeruar nga ministri i Jashtem, Basha, doli ne nje konference per shtyp, ku deklaroi edhe njohjen nga ana e Shqiperise te Kosoves si shtet. Ne kete deklarate, Berisha u bazuar mbi Deklaraten e Kuvendit te Shqiperise, date 21 tetor 1991 dhe ne mbeshtetje te vendimit te Kuvendit te Kosoves te dates 17 shkurt 2008, per shpalljen e Pavaresise.
Prezenca
Kryeministri Berisha shpjegoi dje se, ndonese shpirterisht ai, dy dite me pare, ishte ne Kosove, interpretimet e ndryshme qe mund t’i beheshin kesaj vizite e ndaluan ate dhe perfaqesues te tjere te vendit te ishin aty. Por Kryeministri theksoi se delegacionet shqiptare do te ishin ne Kosove ne momentin kur ajo zyrtarisht te shpallej si shtet dhe kur edhe delegacione te vendeve te tjera ta vizitonin ate.
Festimet
Kreu i qeverise, Berisha, pershendeti edhe menyren se si kosovaret e festuan shpalljen e pavaresise, dy dite me pare, pa shkaktuar asnje precedent. Sipas Berishes, festimet per pavaresine deshmuan shkallen e larte te civilitetit dhe maturise se qytetareve te Kosoves. Sipas Berishes, ky civilizim i qytetareve te Kosoves jap garancine se ne kete shtet do te mbizoteroje paqja mes minoriteteve.