E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge dhe arme perballe “Rognerit”

Artan Cena
Dy persona jane vene ne pranga, pasi jane kapur duke shitur metadon, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Artan Banushi, 33 vjec, i denuar me pare per “armembajtje pa leje” dhe Eugen Mersini, 37 vjec, te dy lindur dhe banues ne Tirane, jane vene ne pranga ne oren 18:30 te dy diteve me pare, perballe hotel “Rognerit”, ne operacionin e koduar “Metadon”. Ata jane kapur duke shitur tableta metadon, per persona qe, sipas burimeve te policise, nuk kishin te benin me hotelin e njohur te kryeqytetit. Gjithashtu, gjate arrestimit te tyre, dy personave u eshte gjetur dhe nje pistolete me mulli, te cilen e mbanin pa leje, si dhe nje sasi fishekesh. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes, bene te ditur gjate dites se djeshme, ne bashkepunim me Prokurorine, jane duke hetuar per pjesetare te tjere te nje rrjeti te shitjes se lendeve narkotike. Mbi te arrestuarit jane ngritur dy akuza, per drogen dhe armen pa leje.
Nje muaj hetime u kane mjaftuar agjenteve te seksionit te Luftes Kunder Droges, te Policise se Tiranes, qe te vinin ne pranga Banushin dhe Mersinin, te cilet jane kapur ne momentin kur ishin duke shitur lenden e ndaluar per shitje te lire, metadonin. Ky preparat jepet vetem me recete mjekesore. Por, pervec ilacit te kurimit per lenien e heroines, metadoni perfshihet dhe ne drogat depresive, qe i con njerezit ne marrjen e vendimeve te palogjikshme. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Tiranes, Artan Banushi dhe Eugen Mersini jane kapur me rreth 100 doza.
Pasi kishin ndaluar nje nga personat, i cili ishte klient i dy te arrestuarve, agjentet e antidroges kane mbajtur nen vezhgim per nje kohe te gjate dy personat. Burime nga grupi hetimor thane se ata kane bere vezhgime ne terren, pergjime per takimet qe linin me klientet, pamje dhe foto, qe u shtohen provave te siguruara ne momentin e arrestimit. Fillimisht, gjate kontrollit fizik, atyre u jane gjetur 41 tableta metadon, ndersa kontrolli i ushtruar ne banesa ka zbuluar edhe 61 tableta te tjera me te njejten permbajtje. Ndaj tyre eshte ngritur akuza e “prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, si dhe “armembajtjes pa leje dhe municioneve”.
Metadoni, kure ndaj heroines
Nuk ka nje kure te vetme per perdorimin e droges. Ka shume lloje trajtimesh, por te gjitha ndryshojne me njera-tjetren per nga metodat dhe objektivat. Disa prej tyre kerkojne qe perdoruesi te mos marre kurre me droge, kurse te tjera duan qe perdoruesi te marre droge ne nivele te shendosha. Disa kura kane keshillime vetem per vetem kurse te tjera perdorin keshillime ne grup. Disa kura perdorin agjente kimike si metadoni apo buprenofili si ndihme per terheqjen apo mbajtjen e niveleve te uleta te perdorimit.
Bilanci i operacionit:
Te arrestuar:
Artan Banushi, 33 vjec
Eugen Mersini, 37 vjec
Te sekuestruara:
64 cope tableta “Metadon”
1 pistolete e llojit revolver
2 kuti me 80 cope fisheke
1 aparat celular tip “Nokia”
1 doreze metalike
1 pasaporte shqiptare
2 mije leke te shitjes
1 aparat celular tip “Samsung”
Neni 283
Prodhimi dhe shitja e narkotikeve
Shitja, ofrimi per shitje, dhenia ose marrja ne cdo forme, shperndarja, tregtimi, transportimi, dergimi, dorezimi, si dhe mbajtja, pervec rastit te perdorimit vetjak dhe ne doza te vogla, te substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farerave te bimeve narkotike, ne kundershtim me ligjin, ose ne kapercim te permbajtjes se tyre, denohet me burgim nga pese gjer ne dhjete vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, denohet me burgim nga shtate gjer ne pesembedhjete vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kesaj veprimtarie, denohen me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet.
Neni 278/a
Trafikimi i armeve dhe i municionit
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, ne kundershtim me ligjin, i armeve dhe municionit luftarak, me qellim fitimi material ose cdo perfitimi tjeter, denohet me burgim nga shtate gjer ne pesembedhjete vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, ose sjell pasoja te renda, denohet me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›