Moti, dje dita me e ftohte, -14 grade ne Erseke
Temperatura qe nuk do te kalojne vlerat mbi zero grade ne vendet malore parashikohen nga sinoptikanet deri ne mesjave. Nderkohe qe gjate dites se djeshme termometri ka shenuar edhe temperaturen me te ulet per kete vit, -14 grade celsius ne qytetin e Ersekes. Po keshtu, temperatura te uleta deri ne -12 grade celsius jane shenuar edhe ne qytete te tjera malore si ne Puke, Peshkopi, Bulqize, Korce, Kukes dhe Pogradec. Meteorologet parashikojne qe keto temperatura disa grade nen zero, por edhe ngricat te vazhdojne deri diten e enjte, nderkohe qe gjate dites se sotme pritet te kete nje permiresim te motit dhe rritje te temperaturave deri ne kater apo edhe pese grade celsius. Kurse kryeqyteti ka shenuar edhe diten me te ftohte me minus 5,2 grade celsius. Ndersa qyteti me i ngrohte dhe qe nuk ka shenuar temperaturen me te larte ka qene Vlora, me 3 grade celsius.
Meteorologet gjate dy diteve ne vijim parashikojne nje permiresim te kushteve te motit, por temperaturat minimale per vendet malore dhe ato te uleta do te mbeten nen zero grade. Ndersa pas mesjaves parashikohen edhe reshje, te cilet do te sjellin edhe nje ngritje te temperaturave. “Masa e ftohte e ajrit e ardhur nga veriu i Evropes do te vazhdoje te mbizoteroje edhe per disa dite ne vendin tone. Diten e marte parashikohet nje ulje e lehte e temperaturave, por ato perseri do te mbeten ne vlera negative. Po keshtu edhe gjate dites se merkure, kurse ne vazhdim presim reshje te shiut, te cilat do te sjellin edhe nje permiresim te ndjeshem te temperaturave”, eshte shprehur sinoptikani Bojko Themelko. Sipas tij, gjate dites se sotme parashikohet mot i karakterizuar nga alternime kthjellimesh me kalime vranesirash te crregullta, te cilat do te shoqerohen me ndonje reshje te dobet me karakter lokal. Nderkohe, temperaturat parashikohen nga minus 8 ne 6 per vendet malore, minus 3 ne 11 per vendet e uleta dhe minus 1 dhe 12 ne bregdet.
I ftohti Keshillat per te moshuarit dhe moshat e treta. Evitoni daljet gjate ketyre diteve