E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume takime per te denuarit

Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi dje ndryshimet ne ligjin per te drejtat e te denuarve me burgim, qe synon permiresimin e kushteve te tyre, duke i lejuar me shume takime me familjaret e avokatet. Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, u shpreh dje, para komisionit, se ndryshimet ne projekt permiresojne kushtet e te denuarve dhe ndahen nga trajtimi i njejte minorenet e te rriturit, apo grate nga meshkujt. “Te denuarit do t’i nenshtrohen sherbimit te proves, do te paguhen per ate pune qe do te kryejne dhe do te kene perfitime te tjera ne funksion te riintegrimit te tyre ne shoqeri”, shpjegoi Alibeaj. Ndryshimet ne projektligj u vleresuan dhe nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. E vetmja gje qe, sipas tij, duhet te shtohet ne projekt eshte qe transferimi i te denuarve ne nje burg te sigurise se larte, duhet te behet me urdher te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Projekti parashikon procedura te sakta dhe te shpejta per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve, bazuar mbi te drejtat themelore te njeriut. Ministri Alibeaj theksoi se “ka pasur nje situate te deformuar deri me tani qe te denuarit trajtoheshin nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, nderkohe qe te paraburgosurit trajtoheshin nga komisariatet e policise”. “Me kete ligj krijohet perfundimisht trajtimi i te paraburgosurve ne kushte shume here me te mira, qe do te thote se u krijohet akses me i madh me familjaret, akses me i madh me avokatet, akses me te gjitha institucionet monitoruese shteterore, sic eshte Avokati i Popullit, ne pritje te marrjes se denimit, kur jane fajtore”, tha ministri gjate seances se djeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›