E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A1, si do te plotesohet

Luljeta Ndoka
Formulari i ri A1, i cili do te plotesohet per lendet me detyrim, dhe dy lendet me zgjedhje eshte thjeshtuar se tepermi. Rrathet, aq te ngaterruar per maturantet jane hequr te gjithe, ndersa ne pjesen e pare te ketij formulari, kandidatet do te plotesojne vetem emer, atesi, mbiemer, datelindjen, gjinine dhe vitin e perfundimit te shkolles se mesme. Ndersa ne pjesen tjeter, maturantet qe duan te hyjne ne provimet e matures do te plotesojne dy lendet me detyrim, te cilat varen nga lloji i shkolles, si dhe do te qarkojne dy lende qe duan te zgjedhin, sipas fakultetit ku duan te nisin studimet. Formulari me i ri A1, sipas specialisteve te AVA-s, eshte thjeshtuar per shkak se gjate vitit te kaluar jane bere shume gabime ne plotesimin e tij, ndersa ka bere qe disa flete te tilla te shpallen te pavlefshme.
Indeksi i profilit ose deges udhezohet te plotesohet nga mesuesi dhe nxenesi, ndersa ID-ja e nxenesit (vetem per nxenesit e Matures Shteterore 2007) do te plotesohet nga drejtori iu shkolles si dhe nxenesi. Pika 10 e formularit te shumepritur percakton nese kandidati do apo jo qe te aplikoje per studime jashte shtetit. Bashkengjitur me piken 11 te formularit jane disa germa te alfabetit te cilat do te qarkohen ne perputhje me numrin e klases. Ne fund te formularit me 13 pika gjithsej, duhet te firmose nxenesi, mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles, i cili duhet gjithashtu ta legjitimoje kete dokument edhe me vulen e shkolles. Thjeshtesia e formularit te sivjetshem synon qe te shmange gabimet e procesit te Matures Shteterore te dy viteve te kaluara.
Udhezimet e MASH
Programet per shkollat artistike, sportive dhe gjuhet e huaja
Programet orientuese u drejtohen ne radhe te pare nxenesve dhe mesuesve, por ato vlejne edhe per prinderit e drejtuesit e arsimit ne nivel shkolle e rajoni. Per nxenesit, ato synojne te orientojne pergatitjen e tyre nepermjet perqendrimit ne konceptet, njohurite, shkathtesite kryesore dhe nepermjet perzgjedhjes se materialit te domosdoshem per studim ne tekstet mesimore. Sipas Ministrise se Arsimit, hartimi i ketyre programeve synon te ndihmoje gjykimin per kurrikulin ekzistues, te pasqyroje rezultate te cilat do t’i sherbejne nxenesit per te perzgjedhur vazhdimin e shkollimit dhe t’u jape mesuesve informacionin e nevojshem per te permiresuar mesimdhenien. Pergatitja e nxenesve per provimet e pjekurise duhet te behet ne menyre te vazhdueshme dhe duke perdorur nje larmi metodash, procedurash e mjetesh. Ne kete kuader eshte e dobishme praktika e te mesuarit nga nxenesit te teknikave per vetevleresim. Gjate punes me keto programe kujdes duhet t’i kushtohet pervetesimit te koncepteve dhe metodave kryesore te lendes, si baze e formimit te nxenesve. Ne kete kuader, duhet te mbajme parasysh se nuk ka rendesi riprodhimi i permbajtjes lendore dhe zbatimi mekanik i saj, nese nxenesi nuk ka te qarte thelbin e saj dhe nuk eshte i aftesuar per ta zbatuar ate ne situata te larmishme, qofte edhe te thjeshta.

Ndryshimet, ndahen lendet cift
Nga 196 dege qe ishin gjate vitit te kaluar, te listuara ne formularin A2 te lendeve me zgjedhje, pritet qe sivjet te jene rreth 200. Nje gje e tille vjen si rezultat i ndarjes se lendeve cift. Behet fjale per lenden e “Njohurise per Shoqerine”, i cili eshte ndare nga blloku i lendeve “Njohuri per ekonomine” dhe “Filozofi”. Ndersa keto dy te fundit, jane bashkuar ne nje bllok te vetem. Gjithashtu, lendet “Histori” dhe “Gjeografi” do te jepen si dy lende me zgjedhje te vecanta. Duket se Ministria e Arsimit dhe Shkences po tenton qe studentet e ardhshem t’i studiojne te gjitha lendet ne menyre specifike dhe jo te bashkuara. Kjo gje nisi qe vitin e kaluar kur biokimia, u ndane ne Kimi dhe Biologji, duke iu dhene si lende te vetme. Shtimi i numrit te lendeve ne listen e provimeve me zgjedhje, si dhe te degeve te Universiteteve te Shqiperise, lidhet edhe me shtimin e lendes se frengjishtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›