E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të angazhuar për autonominë e qeverisjes lokale

Gjatë takimit,  Berisha shprehu edhe një herë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të forcuar autonominë e qeverisjes lokale, për t’i përkrahur ato financiarisht dhe me të gjitha mjetet, në mënyrë që të përmbushin misionin e tyre. Në këtë kontekst, Kryeministri i bëri me dije zotit Micallef  se gjatë mandatit qeverisës 2005-2009 granti për pushtetin lokal nga buxheti i shtetit u rrit tre herë. Nga ana e tij, Presidenti Micallef e uroi Kryeministrin Berisha për fitoren ne zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit dhe rizgjedhjen si Kryeministër dhe krijimin e kabinetit te ri qeveritar.
 
Më tej, Presidenti Micallef falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për pritjen dhe për vendosmërinë e përkushtimin e tij dhe të qeverisë shqiptare për të forcuar autonominë e pushtetit lokal dhe për t’i mbështetur ato financiarisht dhe me të gjitha mënyrat në punën e tyre.  
 
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, -u shpreh Zoti Micallef - dhe të konstatoj një zhvillim të jashtëzakonshëm që është bërë në forcimin e autonomisë së pushtetit lokal dhe në përmbushjen nga ana e qeverisë e kritereve të Kartës Europiane për Vet-qeverisjen Vendore. Kam konstatuar me kënaqësi zhvillime të jashtëzakonshme pozitive”.
 
“Shqipëria është një vend shembull, ku qeveria ka bërë përpjekje dhe ka arritur rezultate përsa i përket forcimit të decentralizimit, plotësimit të kritereve të Kartës dhe mbështetjen që i është ofruar pushteteve lokale dhe rajonale”, vijoi më tej Presidenti Micallef.
 
Në këtë kontekst, Presidenti Micallef  i shprehu Kryeministrit Berisha mbështetjen e  plotë dhe vendosmërinë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të ndihmojë qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj për forcimin e decentralizimit dhe përmbushjes së kritereve të Kartës së Qeverisjes Lokale dhe Rajonale të KE-së.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›