Meta: Investimi në arsim, element kyç për turizmin
Deklarata u bë gjatë hapjes së vitit të ri akademik të Universitetit Evropian për Turizmin (EUFT), i vetmi i këtij lloji në Ballkan dhe Mesdhe, ngritur në Tiranë për të përmbushur detyrimet e Komisionit Evropian për politikat e turizmit në Evropë.
“Në këtë pikëpamje investimi në formim do të sjellë cilësi maksimale dhe zhvillim serioz në fushën e turizmit”, u shpreh ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, në ceremoninë e fillimit të viti të ri akademik në EUFT. Duke e konsideruar këtë universitet si një partner të Ministrisë së TKRS-së, Xhaferri tha se "në fokusin tonë është diversifikimi i produktit turistik, ku krahas turizmit të diellit dhe rërës, është promovuar edhe turizmi rural”.
Një projekt që është lançuar dhe ka për bazë zhvillimin e turizmit rural, tha ai, është projekti "40 hanet", i cili konsiston në mbështetjen që jepet në lidhje me përmirësimin e kushteve, promovimin dhe krijimin e paketave të përshtatshme turistike. Ndërkohë që turizmi kulturor, sipas Xhaferrit, po zhvillohet me një cilësi të lartë në Butrint, Gjirokastër, Berat, Apolloni, Durrës, Lezhë, Shkodër, etj. Sipas Xhaferrit, ky vit, krahasuar me 2008, shënoi një rritje prej 42.5% të vizitorëve dhe 2.6 herë më shumë se viti 2005.