E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të gatshëm për diskutim. Rama: PS nuk tërhiqet nga kutitë

"Gatishmërinë për një zgjidhje me frymë konstruktive të të gjitha problemeve bilaterale", deklaroi kryeministri Berisha, pas takimit me presidentin Topi. Edhe ne takimin e dyte me presidentin e Republikes Bamir Topi per gjetjen e nje zgjidhje per ngercin politik ne vend, kryeministri Berisha nuk ka levizuar nga qendrimi i tij per mos hapjen e kutive ndersa veren se kreu i shteti po punon per perafrimin e qendrimit te paleve.

"Riafirmuam qëndrimin tonë të vendosur që të mbetemi të hapur për dialogun, të mbetemi të hapur për shqyrtimin e të gjitha problemeve të lidhura me procesin zgjedhor të cilat kualifikohen si probleme bilaterale. Presidenti po vazhdon te eksploroje te githa mundesite e konvergimeve midis paleve", tha kryeministri.

Nderkohe qe lideri socialist Edi Rama i ka konfirmuar edhe nje here kreut te shtetit se nuk do të pranojë asnjë kufizim në hetimin e zgjedhjeve. Ka qenë kreu i Asamblese Kombetare të PS-së, Gramoz Ruci i pranishëm dhe në këtë raund të dytë negociatash në zyrën e Bamir Topit, ai që ka zbardhur detaje nga takimi ndersa ka shtuar se, gjate 2 orëve në zyrën e Topit, Rama nuk ka paraqitur propozime konkrete përsa i përket komisionit hetimor.

"Nuk ka kufizim. Nuk ka asnjë tërheqje nga PS që hetimit t’i vihen kufizime. Nëse vihen kufizime nuk kemi hetim. Objekti i hetimit është i përcaktuar qartë. Qëllimi i hetimit është i përcaktuar qartë në nenin e kushtetutës dhe në interpretimin që i ka bërë pika 4 e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo që ne i riktheksuam presidentit është që PS shpreh gjithë vullnetin e saj politik për të zbatuar këtë pikë të rezolutës së Këshillit të Europës, për të zbatuar këtë pikë sipas kërkesave të rezolutës së Këshillit të Europës. Problemi këtu është tek objekti i hetimit", tha Ruci.

Ky është raundi i dytë i negociatave që në ndryshim nga i pari, përfshin takime të vecanta të presidentit me Ramën dhe Berishën. Me here ne paraditen e te martes në presidencë mbërritën ambasadorët Lohan dhe Montobio, me të cilët kreu i shtetit u konsultua për projektin për zgjidhen e krizës.

Bledian Koka/Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 16 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›