E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e dialogut, Presidenca: Takimet në vijimësi të tryezës

TIRANE- Në një deklaratë publikuar në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se takimet e zhvilluara sot në Presidencë me Ramën dhe Berishën janë thirrur nga kreu i shtetit shqiptar në vijimësi të tryezës politike të së shtunës dhe të kërkimit e gjetjes së pikëtakimeve mes pozitës dhe opozitës.

Këto takime, synojnë vazhdimin e dialogut të nisur në tryezën e ditës së shtunë. Presidenti Topi ka zhvilluar sot takime edhe me përfaqësues të trupit diplomatik në vend me Kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan si dhe me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e vendit që ka Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Takimet e kreut të shtetit u zhvilluan në prag të nisjes nesër për në Kroaci ku Topi do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri kroat, Ivo Josipoviç dhe do të ketë takime bilaterale me homologë të tij nga rajoni, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Rajonale, Shtefan Fyle, si dhe me Nënsekretarin e Shtetit amerikan, Xhejkob Lju.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›