E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e kutive, Alibeaj: Bisedimet të pasuksesshme nëse PS nuk tërhiqet

Ndersa presidenti vazhdon perpjekjet per gjetjen e kompromisit mes paleve maxhoranca rithekson se kerkesa e opozites per hapjen e kutive eshte antikushtetuese. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha ne “Ora 20:00”, ne Alsat tha se bisedimet nuk do te kene rezultat nese Partia Socialiste nuk terhiqet nga pozicioni i saj.

“Suksesi ose jo i takimeve varet nga fakti se sa kërkesa të arsyeshme, pra të ligjshme dhe kushtetuese, do të vijnë nga ana e minorancës. Nëqoftëse vijnë me kërkesa jokushtetuese sic është ajo e hapjes së kutive nuk është qëllimi që përmes një dialogu të arrihet në një pikë përfundimtare të suksesshme të tij. Unë besoj se nëqoftëse do të vazhdojë kështu atëherë kërkesa e minorancës është thjesht dhe vetëm për të zgjeruar bazën e krizës, për të përfshire ndoshta në të edhe institucionin e presidentit. E kuptoni se sa e rëndë dhe dramatike është kjo. Nëqoftëse minoranca do të vijë me konstruktivitetin për të përmirësuar standartin zgjedhor apo dhe standarte të tjera sigurisht që do të ketë zgjidhje dhe ka zgjidhje” tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt hapja e kutive do te godiste sistemin gjyqesore ne vend. Bisedimet mes paleve politike nisen tek presidenti te shtunen e 13 shkurtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›