E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi i liberalizimit të vizave, Belgjika mbështetje Shqipërisë

Shqiperia ka te gjithe mbështetjen e Belgjikes per liberalizmin e vizave. Kryeministri i mbreterise se Belgjikes, Iv Leterm, vendi i te cilit do te marre edhe presidencen e rradhes te BE ne 6 mujorin e dyte te këtij viti e inkurajoi homologun e tij shqiptar Berisha qe vendi yne te plotesoje sa me shpejt kushtet per te përfituar lëvizjen e lire ne Europe dhe te plotesoje sa me pare pyetësorin per t'i hapur rruge marrjes se statusit kandidat.

“Meqënëse cështja e vizave është cështje teknike dhe jopolitike, në këtë kuadër mendoj se shqiptarët duhet të lëvizin lirshëm si gjithë qytetarët europianë. Dua të nënvizoj në emër të Mbretërisë së Belgjikës, se ne jemi të angazhuar për një të ardhme të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I premtova Berishës se Mbretëria e Belgjikës do ndihmojë Shqipërinë për pyestorin që duhet dorëzuar në BE. Kjo është shumë e rëndësishme, përsa i përket liberalizimit të vizave se BE e ka prioritet mundësinë e liberalizimit të vizave, dhe unë e përgëzova Berishën për progresin që është bërë nga Shqipëria. Mendoj se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një faktor kyç për stabilitet në rajonin e Ballkanit” tha Leterme.

Nderkohe qe kryeministri Berisha u shpreh i gatshem per te firmosur cdo marrëveshje me Belgjiken per te goditur fillimisht krimin e organizuar dhe per te shtuar bashkëpunimin mes dy vendeve ne te gjitha drejtimet.

Gjate qëndrimit ne Tirane, kryeministri belg Leterm dhe ai shqiptare Berisha firmosn edhe nje marrëveshje bashkëpunimi per ekstradimin e te burgosurve.

Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e martë , 16 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›