Kryeministri Berisha drejtoi mbledhjen e Task Forcës
TIRANE- Kryeministri Berisha drejtoi sot mbledhjen e Task Forcë-s për Reformën Rregullatore, e cila u ndal në reformën në sistemin e Inspektoriateve në vend. Këtu u hodhën idetë dhe bazat e një konkluzioni mbi një model përfundimtar të sistemit të inspektoriateve në Shqipëri.
Ekspertët paraqitën katër modele nga të cilat Berisha nënvizoi se vendet e zhvilluara përdorin kryesisht modelin e parë të gërshetuar me modelin e dytë, kurse vendet me stadin e zhvillimit siç është Shqipëria, bëjnë një kombinim të modelit të tretë dhe të katër, të cilat konsistojnë në grupimin maksimal të mundshëm të inspektorateve në ministri dhe ngritjen e një autoriteti qendror për inspektoratet apo një inspektorat i përgjithshëm, i cili mbikëqyr jo tregun, por rregullat e inspektorateve dhe ka autoritet të qartë mbi to.
Kjo formë inspektorati, theksoi Kryeministri Berisha, është më e zakonshme në vendet e rajonit, si në Slloveni, Rumani, Kroaci, vende, të cilat nuk kanë krijuar në mënyrë përfundimtare, ose janë në konsolidim e sipër, të një forme inspektorati që nuk godet bizneset.
Modeli ka një synim; të ketë sa më pak korrupsion. Gjithashtu, në këtë mbledhje të Task Forcë-s u diskutuan bazat e një plani veprimi, i cili synon që modeli i inspektorateve të instalohet në kohën më të shpejtë të mundshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)