E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të gjenden pika të përbashkëta

Plani 6-pikësh, i propozuar nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka qenë pjesë e bisedimeve midis Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ngjarjeve përkujtimore për 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit. "Qëndrimi ynë është një mbështetje e plotë e shtrirjes së EULEX, por ne besojmë se çdo projekt, që krijon përshtypjen, pavarësisht se jemi të sigurt që nuk nënkupton atë, për një ndarje në Veri, përbën rrezikshmëri të madhe për paqen dhe stabilitetin", tha Berisha. Kryeministri i Shqipërisë pohoi se midis planit 6-pikësh dhe planit 4-pikësh të gjenden pika të përbashkëta dhe dokumenti t‘i shërbejë paqes dhe stabilitetit në Kosovë e më gjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›