Kushtetuta shqiptare dhe brishtesia e republikes
Dhjetë vjet më parë, Shqipëria miratoi me referendum Kushtetutën e saj të parë pluraliste pas 50 viteve diktaturë. Një përvjetor i tillë justifikon bilancin dhe skicimin e ndonjë perspektive për dokumentin më të rëndësishëm të një shteti të ri, që prej shumë zërave autoritarë është konsideruar si "demokraci e brishtë".
Po e nisim së pari me tekstin. Kushtetuta e 1998-ës pranohet gjerësisht nga të gjithë se përfaqëson një tekst të mirë për shkak të nivelit të lartë të kontribuuesve vendorë, asistencës së ngushtë të ekspertëve ndërkombëtarë të nivelit të lartë, kohës në dispozicion për hartimin e tekstit, konsultimeve popullore për përmbajtjen, dhe më në fund referendumin. Por pikërisht për shkak të futjes së duarve nga shumë anë, veçanërisht nga të huajt- grekë, amerikanë, francezë, italianë, danezë, duket sikur Kushtetuta nuk ka një ADN të vetën. Ka ombudsman sipas modelit danez, ka zgjidhjen e Presidentit sipas modelit grek, kishte sistem zgjedhor sipas modelit gjerman, kompetenca të Presidentit sipas modelit italian (edhe të tjera), zgjedhje të Presidentit sipas modelit grek, por me ca shtojca allashqiptare etj., etj.
Kushtetuta reflekton sigurisht ndikimet e kohës, në kuptimin e periudhës që e parapriu dhe të shqetësimeve që ajo stampoi në ligjërimin politik të saj, të raporteve të pushtetit që e karakterizonin ngrehinën shtetërore shqiptare në vitet 1997-1998 dhe sigurisht të kulturës politike të hartuesve të saj. Sigurisht ajo vuan mungesën e një konsensusi të gjerë midis forcave më të mëdha politike, parakusht thelbësor për qëndrueshmëri, që i detyrohet më së pari politikës së egër të bojkotit nga ana e PD së asaj kohe. Nga ana tjetër, frika nga një President i fortë si Berisha (megjithëse forca e tij buronte nga qenia njëkohësisht dhe drejtues i PD, pra dhe i grupit parlamentar, dhe i qeverisë, etj.) nga abuzimet me figurën e deputetit, ambicia e Nanos për pushtet të madh kryeministror sollën si produkt një kryetar qeverie shumë të fortë dhe koracë imunitare shumë të fortë për funksionarët publikë. Kompetencat e kreut të qeverisë të parashikuara në nenin 102, veçanërisht paragrafi b, që e sheh atë si "ideatorin dhe mbrojtësin e drejtimeve kryesore të politikës së shtetit" janë thuajse unikale në kushtetutat kryesore. Deputeti u blindua me disa shkallë imuniteti sipas modelit italian dhe sot legjislatorët kanë frikë të heqin dorë prej tyre. Kushtetuta rezulton të jetë një tekst i gjatë (më pak e hollësishme ama se kushtetuta greke) nga frika për të parashikuar hollësisht sa më shumë momente procedurale, por edhe sot ka boll momente të paqarta në marrëdhëniet midis institucioneve. Ndërkohë ngjarjet e shtatorit 1998 ndikuan në llojin e republikës së projektuar nga ajo Kushtetutë, megjithëse jo të gjithë e dinë. Deri para tyre, hartuesit e saj nën ndikimin e Nanos po e zhvishnin Presidentin nga të gjitha kompetencat, madje dhe nga e drejta e kërkimit të informacionit me shkrim prej institucioneve. Ama fuqizimi i Presidentit të kohës, Meidani, për shkak të mënyrës si administroi tentativën për grusht shteti dhe investimit ndërkombëtar tek ai, bëri që hartuesit e Kushtetutës ta tepronin duke i njohur Presidentit kompetenca të zgjeruara emëruese në sektorin e drejtësisë- të gjithë prokurorët, gjyqtarë të rangjeve të rëndësishëm, ushtarakë të lartë, drejtues të institucioneve të tjera etj. Por ka dhe më. Zgjedhja e Presidentit u parashikua si një proces i komplikuar në raste të veçanta me kosto të lartë institucionale-dy palë zgjedhje në rast të mosarritjes së shumicës së cilësuar. Prokurori i përgjithshëm u parashikua i shkëputur nga ekzekutivi- frika e abuzimeve të 1992-1997, madje dhe nga sistemi gjyqësor: ai fitoi një autonomi të madhe dhe njëlloj garancie qëndrueshmërie në detyrë për shkak të Presidentit si propozues në emërimin e tij dhe miratues ose jo i shkarkimit të tij prej Parlamentit.
Kushtetuta parashikon një kuadër modern të lirive dhe të drejtave të njeriut, megjithëse nuk sanksionoi në mënyrë të drejtpërdrejtë heqjen e dënimit me vdekje. Kjo ishte diçka që imponohej nga Këshilli i Evropës dhe moratoriumi i tij trevjeçar, por nuk u përfshi qartësisht prej ligjvënësve të frikësuar prej presionit populist të atyre viteve mbushur me krime të rënda. Kushtetuta barazoi fetë tradicionale me ato të reja, diçka me shumë gjasa e sugjeruar prej këshilltarëve amerikanë, që i përkisnin evangjelistëve. Ajo parashikoi në veçanti një përkufizim të qartë të së drejtës së pronës dhe një kuadër tranzitor për përshtatjen e legjislacionit ekzistues me të, përshtatje që dhe sot ama nuk është mundësuar. Kushtetuta parashikoi gjithashtu një moment të veçantë siç ishte ai i shtetësisë, por mbi të gjitha nën një presion të fortë dhe të diplomatëve grekë siç kujtojnë disa prej ligjvënësve, sanksionoi të ashtuquajturën "të drejtë të deklarimit të lirë të përkatësisë etnike dhe fetare". Në nenin 20, pikërisht te "parimet e përgjithshme". Ishte ky një nen që krijonte bazën që shqiptarët e varfër dhe të joshur nga vizat dhe shtetësia e vendit fqinj, anëtar të BE-së të deklaroheshin me origjinë greke dhe ky deklarim të mund të fitonte ndonjë lloj vlere ligjore, pavarësisht mungesës së aspekteve objektive. Për t‘u shënuar qe njëri nga deputetët më patriotë të asaj legjislature, profesor Lek Gjiknuri, me origjinë nga Bregu, abstenoi në miratimin e atij neni të vëzhguar fuqimisht nga lozhat e diplomatëve fqinjë.
Bilanci i Kushtetutës
Në 10 vjet, Kushtetuta arriti të siguronte një stabilitet institucional të admirueshëm për një vend që doli nga ngjarje të rënda si ato të 1997-1998. Ajo ofroi kuadër rregullash të mjaftueshme për të shmangur krizat e mëdha. Mbi të gjitha ajo siguroi një histori presidenciale të suksesshme, pas asaj të Berishës që ishte e shënjuar nga autoritarizmi ekstrem. Meidani, Moisiu dhe tani Topi, për shkak të dinjitetit individual që stimulohet më tej prej primatit të institucionit të kryetarit të shtetit, kanë frenuar rregullisht përpjekjet e shumicave për të shtënë në dorë institucionet e pavarura. Këto institucione krijuan në mënyrë të natyrshme aleancë me kreun e shtetit, edhe për shkak të mandateve të tyre të forta dhe më të gjatë se ato të shumicave politike. Megjithëse neni i zgjedhjes së Presidentit ishte problematik, ai shmangu zgjedhjet e parakohshme që mund të vinin si pasojë e mosmarrëveshjeve për emrin e kreut të shtetit. Dakord, sistemi zgjedhor i parashikuar nga Kushtetuta u zbatua keq në praktikë, madje dhe nën inkurajimin e institucioneve ndërkombëtare të specializuara, por ai siguronte përfaqësim të drejtë në parlament për shkak të moderimit të mazhoritarit me proporcional. Prokurori i përgjithshëm arriti të krijonte një histori pavarësie nga politika, me gjithë dyshimet apo bindjen për cilësinë me të cilin ai (Theodhori Sollaku) apo dhe ajo (Ina Rama) e kryen dhe po e kryejnë detyrën e tyre. Kontrolli i Shtetit dhe Shërbimi Informativ Kombëtar u rezistuan presioneve të shumicës, të theksuar veçanërisht me ndryshimin e madh të verifikuar me zgjedhjet e 2005. Primati prej superkancelari që Kushtetuta i njihte Kryeministrit ka provokuar incidente të vogla në marrëdhëniet me Presidentin, të cilat ndërsa Nano i kalonte me hile, në rastin e Berishës kanë provokuar ngrirje, qoftë me Moisiun, qoftë me Topin. Por në fund të fundit askush nuk lindi i ditur dhe ka nevojë të nxëjë deri në fund- diçka që duhet ta bëjë edhe zoti Berisha në rolin e Kryeministrit.
Ndryshimet e 2008-ës ishin fatale, sepse goditën pikërisht ato që ishin pikat më të forta të kësaj Kushtetute. Ato tentuan të thyejnë këtë lloj aleance natyrale midis pushteteve natyrale të shtetit: prokurorit të përgjithshëm ju kufizua mandati, duke e bërë atë më të shantazhueshëm ndaj presionit të shumicave me mandat thuajse të njëjtë. Presidenti mund të zgjidhet tani dhe me shumicë absolute, duke rritur mundësitë që ai të jetë produkt ekskluziv i shumicës në pushtet. Kryeministri fitoi garanci shtesë nga mundësia e mocioneve, duke rritur forcën e presionit të tij ndaj shumicës parlamentare. Këto ndryshime gjithashtu goditën dhe një model institucional si ai i KQZ së pavarur: në fillim ai u shkallmua nëpërmjet ligjeve (Kodeve zgjedhorë) që ja modifikuan frymën dhe më në fund u hoq fare prej Kushtetutës, duke ekzagjeruar politizimin e këtij institucioni dhe në formë.
Në përgjithësi shumë ligje zbatuese të Kushtetutës, si ato për pronat, për Gjykatën kushtetuese etj., ia transformuan frymën asaj, duke e shndërruar për shumë aspekte, siç tha Kristaq Traja, njëri nga ekspertët më të mirë shqiptarë, në "një dokument thjesht programatik, dhe jo detyrues". Kjo prirje u fuqizua jashtëzakonisht me këtë shumicë. Mjafton të përmendim se shumica dërrmuese e ligjeve të propozuara e miratuara prej saj u shpallën si antikushtetues prej Gjykatës Kushtetuese. Shumica aktuale dëfteu njëlloj mungese "vetëdije kushtetuese", madje dhe "vetëdije të ligjit", me shumë emërime, shkarkime, apo dhe me rishikime ligjore që u rrëzuan.
Gjithsesi, bilanci i Kushtetutës sot mund të quhet pozitiv. Ajo garantoi tranzicion të butë të pushteteve, pjesërisht produkt dhe i përmirësimit të kulturës politike në vend, apo i marrëveshjeve të nëndheshme midis liderëve politikë kryesorë të tranzicionit. Shqipëria po e zgjeron hartën institucionale të saj, po e forcon atë, duke u shndërruar në njëlloj vendi normal, në një "lloj demokracie të re", që nuk është më e brishtë.