Kosovë, përpjekja për të krijuar probleme
Në një anketë të një të përditshmeje kosovare kërkohet të dihet nëse EULEX-i do të shtrihet edhe në veri të Kosovës gjatë dhjetorit 2008 apo jo. Për gati 67 për qind të anketuesve përgjigjja është JO. Sepse në të vërtetë, ajo e meriton një Jo. Vetëm se, në këtë tavolinë të madhe të politikës, duket se Jo-ja e kosovarëve nuk ka shumë peshë. I ngritur mbi planin e Ahtisarit, shteti i ri i Kosovës mbart tashmë një nga peshat më të mëdha, atë të ecjes së tij para shtet-formuese. Vende që stepen ta njohin; ekspansioni i gjithanshëm diplomatik i Beogradit; politika evropiane, mbushur me një gjuhë ezopiane e konfuzojnë edhe më tej çështjen e saj. Mbase, jo më kot, një analist kosovar do vlerësonte se propozimi i sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun për rikonfigurimin e UNMIK-ut ishte i ngjashëm me marrëveshjen Haekerup-Çoviç aty nga viti 2001?! Nuk përmenden fare institucionet kosovare, ndërsa dy krerët e shtetit të Kosovës, Presidenti Sejdini dhe Kryeministri Thaçi, janë në vështirësi të mëdha, pas kaq muajsh, që serbët kanë shtrirë ngadalë rrjetën e tyre të grackës diplomatike.
De facto
Cinik dhe i thartë ka qenë qëndrimi i sekretarit shtetëror për Kosovën dhe Metohinë, Oliver Ivanoviç, që ka lënë të nënkuptohet, në një prononcim për BETA-n, se Kosova "në situatën aktuale ekonomike nuk është në pozicion që të konfrontohet me BE-në". Pra, do luajë sipas parashikimit të tyre. Në këto ujëra, serbët kanë mundësi të flasin ende në favor të tyre me OKB-në. Duke e paraparë me kujdes planin e Ban Ki Moon flitet për një lloj ligjërimi të ndarjes së Kosovës në territore etnikisht uniforme. Policët serbë do kontrollojnë rendin në gjithë enklavat serbe dhe në Mitrovicën e Veriut. Çështjet e infrastrukturës, të trashëgimisë kulturore etj., do jenë të parapara njësoj. Komanda e EULEX-it do ketë një autoritet mbi autoritetet serbe, kuptohet nëse kosovarët do arrijnë ta pranojnë këtë. Më shumë akoma, autoriteti i qeverisë qendrore dhe gjykatat në enklavat e Kosovës nuk do kenë autoritetin që e jep dokumenti themeltar, Kushtetuta e shtetit kosovar. Edhe më shumë akoma, kufiri me Serbinë do të administrohet nga doganierët e huaj. Me një pengesë të madhe: Për arsye se Serbia nuk e njeh Kosovën, edhe kufiri është vijë thjesht administrative. E thënë më hapur, Kosova është sërish një krahinë- për ta, por nën administrimin e OKB-së. Pak si e sikletshme, por fjala e diplomatit frëng, Pierre Mirel, ishte e hapur: misioni EULEX do të operojë në Kosovë në mënyrë neutrale sa i përket statusit të Kosovës dhe po ashtu nuk do ta zbatojë Planin e Ahtisarit. Ndaj, e kënaqur, qeveria serbe ka shprehur gatishmërinë të tolerojë stacionimin e misionit EULEX në Kosovë, me kushtin e vetëm... që plani prej gjashtë pikave të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
De jure
Që pas letrës së qershorit, nga autoriteti i OKB-së nuk duhet thënë se Sejdiu dhe Thaçi, e kanë pasur jetën politike të qetë. Veç problemeve të brendshme u janë shtuar dhe loja e vështirë diplomatike. Liderëve kosovarë u ka mbetur vetëm të refuzojnë, por tashmë më të tendosur për hapat e mëtejshme, që duket se janë të vendosur nga... të mëdhenjtë. Këto hapa do të jenë bash të vështira, edhe pse në Londër, në takimin me autoritetet më të larta britanike, Sejdiu e Thaçi kanë marrë mbështetje. Pas takimit, në hotel, i ka ndjekur si "hije" shefi i UNMIK-ut, Zannieri, që ka dashur t‘u rrëfejë për nismën e OKB-së edhe për një variant të përmirësuar të gjashtëpikëshit. Zanieri i ka përdorur të gjitha mjetet, por kosovarët kanë vijuar të vendosur në refuzimin e këtij plani. Në të njëjtën kohë, por me pak ndryshim orësh, "Vetëvendosja" dhe tridhjetë organizata joqeveritare kanë protestuar me sloganin "Të mbrojmë sovranitetin e Kosovës", për shkak të imponimit të kushteve për vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë, duke treguar revoltën e madhe në Kosovë kundër këtij plani. "Sekretari i OKB-së mundet fare lehtë t‘i hapë rrugë vendosjes së Bosnjizimit - mungesës së funksionalitetit në administrim, për shkak të kualitetit të brendshëm të ndarjes në pjesën shqiptare dhe pjesën serbe të Kosovës, por edhe për shkak të dualitetit dhe paqartësisë në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare", ka thënë më saktë Veton Surroi. E vetmja dritë shprese ka ardhur nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar që ka shprehur në fundjavë përkushtimin e tij për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Me funksionin këshillues, Grupi ka shtuar se: vendosja e misionit të EULEX-it duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës. E këtë mesazh të përfaqësuesve kryesorë të vendeve pro-Kosovë e ka marrë dhe vetë Serbia, që në vitin 2009 mëton të fillojë negociatat me BE-në. Por, sa do të funksionojë kjo për një Kosovë tjetër, kjo nuk dihet. Krahu radikal në Kosovë problemin e nis nga plani i Ahtisarit, që gjithsesi u dha mundësi serbëve të hapin gojën; ndërsa të tjerët presin. Edhe pse janë të lodhur. Edhe pse janë të shqetësuar, në një kohë kur kriza po afrohet si një shtëllungë e madhe frike mbi kontinent. E të mendosh atëherë për identitetin do të jetë pak vonë. Sa për Shqipërinë, harroje! Ajo tashmë thjesht e kundron Kosovën, pa mundur t‘i japë dot një dorë, zhytur në kaosin e saj politik. Frika është se e përditshmja kosovare, që ka vendosur anketën, mos të ketë si subjekt... ndonjë ditë... sërish temë që e sfilit Republikën e Kosovës.