Berluskoni, "mbreti" i gafave
Para disa ditësh, fitorja e Barak Obamas i dha rastin Kryeministrit italian të japë prova se është një ndër liderët botërorë që shprehet më lirshëm publikisht. Duke folur nga Moska përkrah Presidentit rus, Dmitri Medvedev, Berluskoni buzëqeshjen e tij të zakonshme në këtë rast e dha me një listë arsyesh pse Obama do të ishte një lider efektiv: "Ai është i ri, i pashëm e madje ka marrë dhe ngjyrë të mirë nga nxirja". Përpjekja e Berluskonit për të bërë humor përhapi akuza racizmi nga ana e kundërshtarëve, megjithëse shumica në Itali dhe jashtë saj thjesht tundën kokën me kohën e papërshtatshme - historike dhe qesharake - të një deklarate të tillë. Ashtu siç ka bërë edhe më parë, kur është akuzuar se e ka shkelur në skenën botërore, miliarderi 72-vjeçar italian fshikulloi verbalisht të gjithë kritikët e tij, apo ata që prisnin që ai të kërkonte falje, duke i quajtur "teveqelë" dhe insistoi se komenti i tij kishte për qëllim të ishte "i lezetshëm". Ndërkohë, ndihmësit e Berluskonit u shprehën se ai ka marrë një telefonatë miqësore nga Obama, i cili po telefononte liderët botërorë dhe se komentet e Moskës nuk u përmendën. E si mund të përmendeshin? Por lind një pyetje: Çfarë e bën prodhuesin e gafave nga Milano të vazhdojë me një sërë komentesh që garantojnë se do fyejnë patjetër dikë? Çfarë po mendonte për shembull para tri vitesh Kryeministri italian kur lavdëroi aftësitë e tij prej "playboy" për paktin e arritur me Kryeministren e Finlandës, që një agjenci kyçe e Bashkimit Evropian t‘i akordohej Italisë? Dhe çfarë e nxiti atë të krahasonte një anëtar gjerman të Parlamentit Evropian me një roje burgu nazist? Tendenca e Berluskonit për të shkelur vijën retorike mbetet një prej mistereve qendrore të ngritjes së tij si një prej politikanëve italianë më me ndikim të brezit të tij. Në kohë të caktuara, dikush mund ta shohë se magnati i pronave dhe mediave po përpiqet me çdo kusht të konsiderohet një burrë shteti i madh. Interpretimet e atyre që e njohin në Itali ndryshojnë. Madje shprehen se burri i njohur si "Il Cavaliere" e sheh botën si skenën e tij personale, thjesht lë të ndodhë çdo gjë në publik, siç bëjnë privatisht njerëz të tjerë të fuqishëm e të pasur, i bindur se humori dhe sharmi i tij italian do ta fitojë botën mbarë. Të tjerë shquajnë një llogaritje të thumbimeve të tij: të përçajë kundërshtarët, t‘ua luhatë balancën pretendentëve të fronit të tij dhe mbi të gjitha, thjesht të ketë për vete gjithë vëmendjen e publikut. Deri tani, i zgjedhur Kryeministër tri herë, shumë e shohin tejkalimin e tij rastësor si një pjesë integrale të stilit të tij të drejtimit. "Nganjëherë është spontane", shprehet një i brendshëm i opozitës së qendrës së majtë, i cili admiron zhdërvjelltësinë politike të Berluskonit. "Por, ndonjëherë mendoj se ai zgjohet dhe thotë: Do të them diçka me të vërtetë të shquar sot. Në këtë mënyrë do më shohin se e ruaj ritmin akoma". Si një prej aleatëve të fundit besnikë të Xhorxh Bush, Berluskoni mund të shqetësohet se ndikimi i tij mund të dobësohet nga Presidenca e Obamas. Dhe ai mund të arsyetojë se reagimi i tij i vetëm mund të jetë përpjekja për të qenë aleati më "simpatik" në skenën botërore, edhe nëse bëhet fjalë për disa shaka që mund të shkaktojnë probleme. Antonio Amadori, një psikolog eksperimental dhe autor i një libri mbi Berluskonin, "Mi Consenta", beson se Kryeministri është më së shumti i shtyrë nga dëshira për të përmbushur krejtësisht vetëdijen e publikut. "Të pyesësh se pse ai i bën ato gjëra është si të pyesësh pse Xherri Ljuis i bën ato që bën. Ai është ai që është. Ai është teatral, beson në karizmën e tij dhe aftësitë për të improvizuar", shprehet Antonio Amadori. Në fakt, Amadori vret mendjen nëse me mbërritjen e Obama-s dhe perspektivën e një figure aq mahnitëse, i ri dhe i pashëm në skenën botërore, Berluskoni është ndierë xheloz. Roberto Beninji, aktor italian, fitues i çmimit "Oskar", është shprehur dikur: "Berluskoni është një dikush që të do të jetë gjithnjë protagonist. Ai do të jetë kudo. Ai do të jetë ylli. Nëse ka një takim ai flet". Në shfaqjen televizive "Tg2 Punto di Vista", kur një grua e re e pyeti si mund të merrte kredi apo si mund të krijonte familje pa një punë të qëndrueshme, Berluskoni iu përgjigj: "Mbase duhet të martohesh me një milioner, si djali im apo si ndonjë që s‘ka probleme të tilla". Bepe Severnini, redaktor në "Corriere della Sera", shprehet: "Berluskoni është një joshës serial. Ai është punëtor mes punëtorëve dhe mes fshatarëve. Ai është si italianët e zakonshëm. Ai bën shaka, flet për femrat, mburret. Në shumë ambiente tipike italiane është dikush si ai. Në çdo kafe mund të takosh dikë si ai. Ai është si burri tipik italian, por i shumëzuar me pesë".
Dhjetë gafat e Berluskonit
1. Për Musolinin:
"Musolini s‘ka
vrarë kurrë njeri. Musolini i dërgonte
njerëzit me pushime në azil
të brendshëm. Kampet e internimit
të regjimit fashist ishin ‘si kampe
pushimi‘".
2. Për sekretaret italiane, në një
takim në bursën e Nju Jorkut:
"Italia është tani një vend fantastik
për të investuar... Sot ne kemi më
pak komunistë dhe ata që janë,
ende mohojnë të kenë qenë të
tillë. Një tjetër arsye për të investuar
në Itali është se kemi sekretare
shumë të bukura".
3. Një deputeti gjerman të Parlamentit
Evropian në vitin 2003: "E di
se në Itali po prodhohet një film
mbi kampet naziste të përqendrimit.
Do t‘i them një fjalë
regjisorit të të zgjedhë ty për rolin
e kapos, do të ishe perfekt". Më
vonë ai u shpreh se kishte bërë
shaka dhe se i referohej një karakteri
nga seritë televizive "Hogan‘s
Heroes".
4. Pas sulmeve të 11 shtatorit në
SHBA:
"Duhet të jemi të
ndërgjegjshëm për superioritetin e
qytetërimit tonë, një sistem që ka
garantuar mirëqenie, respekt për
të drejtat e njeriut dhe në kontrast
me vendet islamike, respekt për të
drejtat fetare dhe politike, një sistem
që ka vlerën e tij të të kuptuarit
të diversitetit dhe tolerancës..."
5. Mbi propozimin për themelimin
e agjencisë së standardeve të
ushqimit të BE-së në Finlandë e jo
në Parma: "Parma është sinonim i
kuzhinës së mirë. Finlandezët nuk
dinë as çfarë është proshuta. Unë
kam qenë në dietë finlandeze dhe
e di mirë se çfarë do të thotë".
6. Mbi karrierën e tij si politikan:
"Unë nuk kam nevojë për post për
të qenë i pushtetshëm. Unë kam
shtëpi në gjithë botën, jahte fantastike,
aeroplanë të bukur, një
grua të bukur, familje të bukur...
Unë po sakrifikoj duke qëndruar
në post"
7. Ministres së Mundësive të
Barabarta, Mara Carfagna: "Do të
shkoja kudo me ty, edhe në një
ishull të shkretë. Nëse s‘do isha i
martuar, do të martohesha me ty
menjëherë". Por, kjo s‘i pëlqeu aspak
bashkëshortes së tij, Veronika
Lario, e cila shkroi një letër në
faqet e "La Repubblica", ku
kërkonte falje prej tij.
8. Sipërmarrësve turq, të cilët e
vizituan atë për çështje pune:
"Keni plotësisht mbështetjen
time, kur kam qenë i ri kam pasur
një të dashur fantastike turke".
9. "Edhe unë kam qenë pak
‘shtëpiak‘, kur studioja dhe isha
djalë shtëpie, fshija
pluhurat dhe herë-herë bëja dhe
pazarin. E di sa e lodhshme është
për të bërë punët e shtëpisë dhe
për të krijuar një klimë qetësie
kur bashkëshorti kthehet në
shtëpi…".
10. Në Samitin e Brukselit, në
fund të Presidencës së Italisë në
BE: "Le të flasim për futboll dhe
femra. (Duke u kthyer nga kancelari
gjerman i martuar katër herë,
Gerhard Shrëder) Gerhard, pse
nuk fillon ti?".
"Telegraph"
Dhjetë gafat e Berluskonit
1. Për Musolinin:
"Musolini s‘ka
vrarë kurrë njeri. Musolini i dërgonte
njerëzit me pushime në azil
të brendshëm. Kampet e internimit
të regjimit fashist ishin ‘si kampe
pushimi‘".
2. Për sekretaret italiane, në një
takim në bursën e Nju Jorkut:
"Italia është tani një vend fantastik
për të investuar... Sot ne kemi më
pak komunistë dhe ata që janë,
ende mohojnë të kenë qenë të
tillë. Një tjetër arsye për të investuar
në Itali është se kemi sekretare
shumë të bukura".
3. Një deputeti gjerman të Parlamentit
Evropian në vitin 2003: "E di
se në Itali po prodhohet një film
mbi kampet naziste të përqendrimit.
Do t‘i them një fjalë
regjisorit të të zgjedhë ty për rolin
e kapos, do të ishe perfekt". Më
vonë ai u shpreh se kishte bërë
shaka dhe se i referohej një karakteri
nga seritë televizive "Hogan‘s
Heroes".
4. Pas sulmeve të 11 shtatorit në
SHBA:
"Duhet të jemi të
ndërgjegjshëm për superioritetin e
qytetërimit tonë, një sistem që ka
garantuar mirëqenie, respekt për
të drejtat e njeriut dhe në kontrast
me vendet islamike, respekt për të
drejtat fetare dhe politike, një sistem
që ka vlerën e tij të të kuptuarit
të diversitetit dhe tolerancës..."
5. Mbi propozimin për themelimin
e agjencisë së standardeve të
ushqimit të BE-së në Finlandë e jo
në Parma: "Parma është sinonim i
kuzhinës së mirë. Finlandezët nuk
dinë as çfarë është proshuta. Unë
kam qenë në dietë finlandeze dhe
e di mirë se çfarë do të thotë".
6. Mbi karrierën e tij si politikan:
"Unë nuk kam nevojë për post për
të qenë i pushtetshëm. Unë kam
shtëpi në gjithë botën, jahte fantastike,
aeroplanë të bukur, një
grua të bukur, familje të bukur...
Unë po sakrifikoj duke qëndruar
në post"
7. Ministres së Mundësive të
Barabarta, Mara Carfagna: "Do të
shkoja kudo me ty, edhe në një
ishull të shkretë. Nëse s‘do isha i
martuar, do të martohesha me ty
menjëherë". Por, kjo s‘i pëlqeu aspak
bashkëshortes së tij, Veronika
Lario, e cila shkroi një letër në
faqet e "La Repubblica", ku
kërkonte falje prej tij.
8. Sipërmarrësve turq, të cilët e
vizituan atë për çështje pune:
"Keni plotësisht mbështetjen
time, kur kam qenë i ri kam pasur
një të dashur fantastike turke".
9. "Edhe unë kam qenë pak
‘shtëpiak‘, kur studioja dhe isha
djalë shtëpie, fshija
pluhurat dhe herë-herë bëja dhe
pazarin. E di sa e lodhshme është
për të bërë punët e shtëpisë dhe
për të krijuar një klimë qetësie
kur bashkëshorti kthehet në
shtëpi…".
10. Në Samitin e Brukselit, në
fund të Presidencës së Italisë në
BE: "Le të flasim për futboll dhe
femra. (Duke u kthyer nga kancelari
gjerman i martuar katër herë,
Gerhard Shrëder) Gerhard, pse
nuk fillon ti?".
"Telegraph"