Berisha: Të gjithë qytetarët me karta në 28 qershor
Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në fshatin Cërrave të Pogradecit, ku ka vëzhguar nga afër procesin e aplikimit për kartat. Berisha deklaroi se opozita nuk duhet ta shohë me negativitet këtë proces.
POGRADEC- Kryeministri Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një vizitë në fshatin Cërrave të rrethit të Pogradecit, ku ka vëzhguar nga afër procesin e aplikimit për kartat e identitetit.
Berisha ka deklaruar se opozita nuk duhet të shohë me negativitet këtë proces dhe se të gjithë qytetarët do të pajisen me karta, përpara zgjedhjeve të 28 qeshorit.
“Kjo qeveri ka interes absolut për zgjedhje të lira dhe të ndershme ,dhe nga ana tjetër nuk ka opozitë që nuk ka interes për zgjedhje të lira dhe të ndershme” theksoi kryeministri.
Ndër të tjera Berisha u bëri thirrje vendorëve të shprehin shqetësimet në lidhje me procesin por të mos e politizojnë atë.
“Opozita ka pushtetin vendor në qytetet e mëdha të vendit. Mirë është ti lëmë qeveritarët vendorë të shprehin shqetësimet në rast se ekzistojnë , të shprehin mendimet pavarësisht nga aspeekti për procesin, por jo të politizojnë gjera të cilat nuk janë as në interesin e opozitës” deklaroi Berisha gjatë takimit të sotëm në Cërravë. (e.n/BalkanWeb)