Shqipëri- Maqedoni, marrëveshje për infrastrukturën
Ministri Olldashi takoi në Ohër homologun maqedonas, Mile Janakieski. Gjatë këtij takimi ministrat ranë dakort për përmirësimin e infrastrukturës dhe përgatitjen e projekteve për lidhjen hekurudhore mes dy vendeve.
OHER- Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi takoi në Ohër homologun e tij maqedonas, Mile Janakieski.
Dy ministrat ranë dakort për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe përgatitjen e projekteve për lidhjen hekurudhore ndërmjet dy vendeve.
Gjithashtu, dy ministrat ranë dakord edhe për hapjen e linjës Pogradec - Ohër në qershor të këtij viti.
Ministri Maqedonas u shpreh gjithashtu për përgatitjen e rrugës Gostivar-Dibër, që do të lidhet me rrugën e Arbrit. Ndër të tjera ai shtoi se “Maqedonia po përgatit projektin për lidhjen e 56 km hekurrudhë brenda vitit 2010”. (e.n/Balkanweb)