Bisedimet, Rama niset drejt Strasburgut
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama fluturoi këtë mëngjes drejt Strasburgut. Ai u nis nga aeroporti “Nënë Tereza” rreth orës 7:00, i shoqëruar nga deputetët Taulant Balla, Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri dhe këshilltari për mediat në Partinw Socialiste, Endri Fuga. Gjatë orëve të paradites pritet të niset drejt Strasburgut edhe kryeministri Berisha, i cili do te shoqerohet nga shefi i kabinetit, Oerd Bylykbashi dhe keshilltaret e tij me te afert ligjore.