E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia paralizohet sërish sot greva e përgjithshme

ATHINE- Greqia do të paralizohet sërish sot nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe, për t’i thënë edhe një here jo masave të kursimit të qeverisë Papandreu. Sindikatat më të mëdha në vend kanë shpallur për sot grevën e përgjithshme, ku në funksion do të jenë vetëm disa sektorë të transportit, që do të punojnë me orar të kufizuar nga ora 10:00-16:00. Për sot parashikohet të qëndrojnë të mbyllura dhe portet, transporti hekurudhor. Nga transporti ajror janë pezulluar 35 fluturime.

Gjatë ditës së sotme pritet dhe një pezullim i shërbimit në sektoret publike, nëpër shkolla, banka, si dhe do të këtë kufizim të punës edhe në spitale. Organizuesit thonë se në protesta pritet të jenë të pranishëm të paktën 100 mijë njerëz. Megjithatë ekziston edhe frika e episodeve të dhunshme si ato të protestës se 5 majit ku mbeten të vdekur 3 punonjës banke. Manifestimi i sindikatave GSEE dhe ADEDY do të nisë në orën 11:00, ndërsa ai i sindikatës “PAME” në orën 10:00 në sheshin “Omonia”. Protestat dhe greva nisen pasi qeveria lancoi planin e kursimit , në mënyrë që vendit ti jepej fondi prej 110 miliarde euro nga BE-FMN.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›