E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të hënën votojmë tre ligjet. Rama, mirato amnistinë fiskale

berisha-ne-librazhdKukës- Kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë një mitingu elektoral në qytetin e Kukësit, ku prezantoi edhe kandidatët për deputet të këtij qarku, tha se të hënën do të mblidhet Kuvendi për të votuar tre ligjet e integrimit. Sakaq Berisha e ftoi opozitën që të votojë edhe amnistinë fiskale që nga viti 2011 e deri më 23 maj të 2013-ës.

Sot, 224 ditë që ai ka bllokuar pasaportën e dytë më prestigjoze pas NATO-s, atë të statusit kandidat. Të hënën do të mblidhet parlamenti shqiptar për të votuar 3 ligjet. Por aty ne shkojmë ballë hapur sepse në bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat. Sepse ne çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve. Ndërsa ti mjeran vjen në parlament menë qafë që stë hiqen kurrë. I bëj thirrje të votojnë amnistinë fiskale nga viti 2011 deri më sot. Dhe ti zotëri kishe amnistuar Koçon. I jipje 80% të tenderave të Bashksië. Të gjitha reklamat e kryeqytetit. Ti që i llogarisje bulevardet për sheshe ndërtimi. Ti refuzove amnistinë fiskale të qeverisë, ndaj sëbashku të votojmë edhe amnistinë që svotove e të rregjistrosh më 23 qershor fundin që ti meriton,-tha Berisha.

Kryeministri tha se gjatë qeverisë së tij ka ndryshuar Kukësin e mbarë Shqipërinë me ndërtimin e shkollave, ujësjellësave e kanalizimeve.

Pasi në Kukës e mbarë Shqipërinë kemi dyfishuar bizneset, në këtë qark kemi krijuar me qindra e qindra ferma të reja, kemi subvencionuar mbi 600 hektarëve dru frutorë. Kukësi ka sot universitetin e tijJu premtoj se katër vitet që vijnë ta shndërrojmë Shqipërinë e Kukësin në vendet më tërheqëse për investitorët e huaj. Kemi marrë 4 mld dollarë do marrim 6 mld dollarë, ta bëjmë Shqipërinë e Kukësin vendin më të vizituar nga turistët e huaj. Janë ndërtuar e janë në process ndërtimi 50 HEC-e, e 50 të tjerë do të ndërtojmë katër vitet që vijnë,-tha Berisha.

Berisha tha se alternativa e opozitës është ajo e akuzave dhe e poshtërimit të shqiptarëve, teksa komentoi edhe deklaratat e zotit Rama dje në çeljen e fushatës së partisë së personave me aftësi të kufizuar, kur e krahasoi popullin shqiptar me një njeri në karrige me rrota si dhe u ndal tek deklaratat e tij mbi heqjen e vizave me SHBA-të.

E akuzave, akuzave, akuzave. E poshtërimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Thotë në karrocën e ulokut. Le ti themi këtij shoku që natyrisht që për ty ishte ajo e etërve të tu kurse për shqiptarët, Shqipëria është Amerika e tyre tokësore e parajsa. Për ty sot është e shëmtuar, sot është për ato që ke shkrujtur, por jo për shqiptarët. Për shqiptaërt ajo pavarisht se është dekada larg Amerikës, ajo është Amerika e tyre e bukura e dheut. Do ta shpallin Shqipërinë spital psikiatrik. Qetësohu, lehtëso nervat, disfata të pret, 23 qershori të pretuk është në pasurinë e Amerikës e ska fuqinë e saj, por ka baltën më të ëmbël se mjalta-tha Berisha.

Ndërkohë Berisha duke folur për Kosovën e akuzoi kreun e opozitës se kur në Kosovë derdhej gjaku lumë për liri, Rama i dorëzonte Çelësin e Artë serbëve për ‘himnet e marshet mbi shqiptarët’, si dhe kërkoi pengimin e ndërtimit të Rrugës së Kombit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›