Meta: Berisha të mbledhë parlamentin për 3 ligjet, KQZ t’i kthehet legjitimiteti
TIRANË- Nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka apeluar edhe njëherë për miratimin e tre ligjeve të integrimit, duke u shprehur se opozita është e gatshme t’i votojë ato me qëllim që të hyjnë në fuqi në muajin shtator, me formimin e Parlamentit të ri.
Sipas Metës, i takon kryeministrit Berisha të tregojë vullnet për to e të ndalë akuzat ndaj opozitës.
“Të miratojmë 3 ligjet dhe ti japim një mesazh pozitiv Bashkimit Europian. Gjërat janë të qarta, opozita është e gatshme të votojë tre ligjet që ato të hyjnë në fuqi në shtator, i takon Berishës të tregojë vullnet”.
Meta tha më tej se, kërkesa e opozitës për tre ligjet nuk është pazar por në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.
“Miratimi i tre ligjeve është edhe në interes të doktorit duke qenë se shprehet se do fitojë zgjedhjet. I merr tani tre ligjet t’i zbatojë në shtator, është kompromis jo pazar. Kjo nuk është lojë fjalësh, ana tjetër e bën këtë lojë, ata s’duan të miratojnë tre ligjet duan të vazhdojnë me akuza dhe t’ja faturojnë mosvotimin e tyre opozitës”, tha Meta.
Kreu i LSI-së shtoi, “Nëse do kishim drejtimin e parlamentit do kishim nisur procedurën zyrtare për miratimin e tyre, shpresoj që mazhoranca të veprojë me zyrtarizimin e kësaj rruge, pasi deklaratat tona janë publike”, tha ai.
Ndërsa për sa i përket çështjes të KQZ-së, Meta u shpreh se funksionimi i këtij institucioni nuk varet tek plotësimi i vendeve vakant por tek vendosja e konsensusit, legjitimitetit dhe besimit tek ky institucion, gjë të cilën sërish ia faturoi kryeministrit Berisha.
“Çështja kryesore ka të bëjë me integritetin e KQZ që është cenuar nga mazhoranca. Nuk është tek plotësimi i vendeve vakant, por tek rivendosja e konsensusit dhe besimit tek KQZ. I takon mazhorancës të tregojë bashkëpunim, opozita është angazhuar, ka plotësuar të gjithë detyrimet e kodit, nuk ka bojkotuar siç e paragjykon Berisha, do ketë edhe angazhime të tjera shtesë, pra garanci që vota do numërohet dhe jepet në mënyrën më demokratike dhe të sigurt”, tha ai.
I pyetur nëse opozita do bëjë fushatë të ndarë apo secila parti veç, Meta tha që rëndësi ka qëllimi i kësaj fushate, që sipas tij është fitorja e 80 mandateve.
“Jemi 37 parti në koalicion, nëse do dalim të gjithë së bashku nuk është shumë efikase në objektivat që kemi, do të na shikoni sipas rastit, por në cdo rast në funksion të një qëllimi të përbashkët, fitore plebishitare me arritjen e 80 mandateve. Synojmë krijimin e një mazhorance solide që realizon të gjitha reformat që kërkon rigjallërimi i vendit dhe hapja e vendeve të reja të punës”, tha ai.
Meta më tej foli edhe për programin ekonomik të LSI, duke shtuar se, “thelbi dhe prioriteti i tij është vetëm në funksion të punësimit, arsimim në funksion të tregut të punës, ndryshim i modelit ekonomik në funksion të rritjes së prodhimit dhe eksporteve, edhe politikat fiskale duhet të jenë në funksion të rritjes së punësimit”, shtoi kreu i LSI.
(m.a/BalkanWeb)