Serbët e Kosovës kundër zbatimit të marrëveshjes së Brukselit
Zveçan- Kreu i strukturave ilegale serbe në Mitrovicë, Radenko Nedelkoviç thotë se përfaqësuesit politikë të serbëve të veriut të Kosovës nuk kanë pranuar marrëveshjen e Brukselit.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, ne kemi të njëjtin qëndrim, sepse marrëveshja nuk garanton as minimumin e parakushteve për mbijetesën dhe qëndrimin e serbëve në Kosovë dhe Metohi”,-tha ai i cituar nga televizoni serb B92.
Ai tha se shpresonte se kreu i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin do të mbështesë qëndrimin e tyre.
“Ne kemi kërkuar kthimin e tij kështu që nuk mund të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, kështu që ne mund të vazhdojmë realizimin e projekteve që ne kemi filluar”,- tha Nedelkoviç dhe shtoi: “Shteti i Serbisë ka ndaluar disa financime dhe nuk ka asnjë projekt që është duke u zhvilluar në këtë moment”.
Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi mbrëmë harmonizuan një plan për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit e firmosur më 19 prill.
Dorina Bilbili/IDEA/