E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të huajt, që më quanin mua diktatorin më të egër, po i thonë Ramës të hyjë në KuvendNga TemaKryeministri Sali Berisha tha dje në mbledhjen e qeverisë se socialistëve në Strasburg u është komunikuar se duhet të hyjnë në Kuvend. Berisha tha në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Të huajt, që më quanin mua diktatorin më të egër, po i thonë Ramës të hyjë në KuvendNga TemaKryeministri Sali Berisha tha dje në mbledhjen e qeverisë se socialistëve në Strasburg u është komunikuar se duhet të hyjnë në Kuvend. Berisha tha në mbledhje qeverie se po u citonte gazetarëve ato çfarë kishin thënë përfaqësuesit e shteteve të huaja, por që më vonë edhe media vetë do i publikonte (!). Berisha tha se ata që e quanin atë diktatorin më të egër kur ishte në opozitë, po i thonë Ramës të hyjë në Kuvend dhe po vlerësojnë Blushin dhe Islamin.
“Atyre që bënë letrën u mbetet si një dëshmi e paprecedentë dhe tmerrësisht e rëndë e ndaj qëndrimit dhe interesit vetjak, shoqëror dhe kombëtar të çdo shqiptari. Por kjo tregon se këtyre zotërinjve nuk u dridhet dora për të kërkuar dënimin e Shqipërisë. Dhe kjo sepse u duhet karrigia. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam dyshim se në Europë dhe në botë nuk ka dhe nuk mund të ketë njerëz të lirë, nuk ka dhe nuk mund të ketë institucione dhe qeveri demokratike, të cilat të mund të shpërblejnë bojkotin. Bojkoti nuk shpërblehet.
Sot ka edhe zhvillime të tjera shumë të rëndësishme, që vijnë po nga Strasburgu. Socialistët europianë në Stransburg i kanë përcjellë delegacionit të Partisë Socialiste këto mesazhe, për të cilat me hollësi do të raportoi media.
Përfaqësuesi polak deklaroi se bojkoti është i rrezikshëm dhe një vendim kontradiktor. Duke mos shkuar në parlament, ju nuk bëheni dot pjesë e delegacioneve. Ju i keni ndryshuar shpesh kryetarët dhe e majta sa vjen e po bëhet më e dobësuar. Kjo, sepse aty ka pasur disa dokumente. Një prej tyre ka qenë një dokument i dërguar nga zonja Topalli, e cila ka qartësuar të gjithë të vërtetën. Po ashtu ka pasur dokumente të prezantuara nga Lëvizja e Mendimit Ndryshe në PS, etj..
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe i thotë zonjës Dade se bojkoti nuk është mënyra me të cilën punohet në Europë. Duke kundërshtuar rezultatin dhe duke mos pranuar humbjen, zoti Rama është kontradiktor, kur thotë se pranoj rezultatin, por nuk hyj në parlament.
Pranoj rezultatin, por nuk hyj në parlament, do të thotë teoria e revolucionit permanent. Edhe vetë ai e tha në fjalët e fundit. Por kjo është kohë tjetër.
Përfaqësuesi britanik u thotë se Rama është tepër kontradiktor, kur thotë pranoj rezultatin dhe se nuk hyj në parlament. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe deklaroi se vlerëson qëndrimin e Blushit dhe Islamit dhe kërkon t’i jepet fund bojkotit dhe forca politike të kthehet në parlament. Ky përfaqësues i lartë i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se nëse Rama është kaq i zoti, të hyjë në garën e ardhshme dhe të fitojë, sikurse bëri Berisha, pas 8 vitesh në opozitë. Imagjinoni, ata më kanë përshkruar mua si diktatorin më të egër, Enverin e paraqisnin si lule para meje. Përfaqësuesi britanik u thotë se ai ishte në opozitë dhe erdhi në pushtet,” tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›