E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja e StrasburgutNga TemaDrejtuesit kryesorë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të zbresin shumë shpejt në Tiranë, të shqetësuar nga kriza politike në vend. Kjo u bë e ditur në fund të diskutimeve për gjendjen e demokracisë në ve

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Beteja e StrasburgutNga TemaDrejtuesit kryesorë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të zbresin shumë shpejt në Tiranë, të shqetësuar nga kriza politike në vend. Kjo u bë e ditur në fund të diskutimeve për gjendjen e demokracisë në vendin tonë. Lajmi konfirmon dhe njëherë se situata është e rëndë, pavarësisht se mazhoranca gjatë gjithë kohës është përpjekur të zhdukë nga qarkullimi fjalën krizë. Fakti që njerëzit më të rëndësishëm të KiE do jenë në Tiranë shumë shpejt, tregon se mazhoranca ka humbur një betejë në Strasburg.
KiE ka zgjedhur të jetë një aktor i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës, krejt ndryshe nga sa kanë kërkuar përfaqësuesit e mazhorancës.
Dje KiE ka pasur dhe një sqarim se përse është pranuar delegacioni shqiptar. Strasburgu, që ka pranuar të udhëheqë zgjidhjen e krizës, e ka bërë të qartë se nuk ka dashur ta rëndojë më shumë atë. Në njoftimin për shtyp thuhet se kredencialet u pranuan, në pritje që të gjendet një zgjidhje për krizën çka do mundësonte dërgimin e një delegacioni të plotë atje. Tani na ngelet që kryetarja e Kuvendit të na japë një sqarim se pse citon krejt të kundërtën e asaj çfarë thonë zyrtarët e KiE. “Nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar,” tha Topalli, duke iu referuar deklaratës të Komisionit të Mandateve pranë Asamblesë së KiE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›