PR kundër qeverisë për pr/ligjin e pronave

Për republikanët, projektligji i miratuar nga Qeveria javën që sapo mbyllim, nuk i jep zgjidhje problemit të pronave, por madje e përkeqëson atë.
“Komiteti i Verifikimit të Titujve të Pronësisë me ligjin e vitit 2008 ka patur si detyrë që të verifikojë të gjitha paligjshmëritë për përfitim abuziv të tokës, sipas ligjit 7501 dhe vendimit të qeverisë për tokat e ish-fermave bujqësore. Deri më sot nuk është bërë asgjë. Çdo dhënie e titujve të pronësisë, në kurriz të kthimit dhe kompensimit fizik të pronës tek pronari i ligjshëm bie ndesh me kërkesat e ligjshme të pronarëve dhe rekomandimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe si i tillë një proces është i papranueshëm nga republikanët", tha nënkryetari i PR-së, Alfred Deshati.
Kjo parti kërkon pr/ligji të mos kalojë në Parlament pa u konsultuar më parë me pronarët. /Start/
2012-03-18 09:32