Berisha Te mesojme kinezce

BERISHANE MBLEDHJEN E QEVERISENe kulmin e situates se emergjences ne vend dhe kur nje pjese e madhe e territorit ndodhet e izoluar nen debore kryeministri i vendit Sali Berisha ne mbledhjen e perjavshme te qeverise nuk ka thene asnje fjale per situaten por ka vene theksin ne mesimin e gjuhes kineze. Ligji i ri i arsimit parauniversitar parashikon mesimin e dy gjuheve te huaja. shte e domosdoshme qe ne sistemin tone arsimor ne perqindje te caktuara detyrimisht te jete gjuhe e dyte dhe mesimi i gjuhes kineze. Nje mik i imi me tha se shqiptaret e flasin shume mire kinezcen edhe pse une personalisht di vetem 2-3 fjaleeshte shprehur Berisha. Edhe me heret kryeministri ka deklaruar se krah gjuhes amtare ne shkolla duhet te jete prioritet jo vetem gjuha angleze por edhe gjuha te tjera Keshtu Ambasada Italiane qe ne vitin 2008 shpalli synimin per te perfshire gjuhen italiane te lista e provimeve me zgjedhje te matures. Ndersa ne fund te vitit te kaluar ministria e jashtme lancoi nje nisme sipas te ciles e gjithe administrata do te mesoje frengjisht 2 here ne jave gjate orarit te punes leksione keto te detyruara. Te gjitha keto nisma dukshem ndikohen nga varesia e financimeve apo mbeshtetjeve politike nga ambasadat e ndryshme ne Tirane. Mania e pushtetareve me gjuhet e huaja ne Shqiperi daton vite me pare kur ne kohen e komunizmit si pjese e marredhenie me ish-bashkimin sovjetik mesimi i gjuhes ruse ishte prioritet. Kryeministri tha me tej se ligji i ri per sistemin parauniversitar eshte i dobishem dhe ne kuader te forcimit te arsimit pagat e mesuesve kane shenuar rritje mbi 120. Pas fjales se Berishes ka reaguar kreu i PS-se Edi Rama i cili ndodhej ne zonat e Librazhdit per te ndihmuar zonat ne nevoje. Ne rrjetet sociale drejtuesi i opozites beri ironi duke thene se Shqiperia eshte ne nje situate kritike por Berisha thote qe shqiptaret duhet te mesojne kinezce. Te mesojme kinezce per te shpetuar Shpikja e sotme e kryeministrit gjate krehjes para televizioneve teksa Shqiperia digjet nen debore eshte shprehur Rama.
ShareTweet