E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kinezçja me detyrim

Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Qeverisë se ligji i ri për arsimin parauniversitar i jep rëndësi mësimit të gjuhëve të huaja në vend. Kreu i qeverisë i cilësoi shqiptarët, poliglotë, ndërsa kërkoi që kinezçja të mësohet si gjuhë e dytë në vend, së bashku me spanjishten dhe gjermanishten.

“Ligji i ri i arsimit parauniversitar parashikon mësimin e dy gjuhëve të huaja. Është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor, në përqindje të caktuara, detyrimisht të jetë gjuhë e dytë edhe mësimi i gjuhës kineze”, u shpreh Berisha.

“Ligji rrit në mënyrë të ndjeshme autonominë e shkollave tona. I jep një pozicion të ri për rolin e prindërve dhe nxënësve për sistemin tonë arsimor - vijoi -. Projektligji i kushton rëndësi të veçantë mësimit të 2 gjuhëve të huaja. Është një dimension i rëndësishëm i shkollimit të fëmijëve në Shqipëri. Shqiptarët janë poliglotë të lindur. Askush nuk ka kapacitetin për të folur me lehtësi çdo gjuhë se shqiptarët, qoftë kjo anglosaksone, neolatine, kineze apo sllave. Pra dhe pikërisht në këtë buron edhe pasioni i tyre për gjuhët e huaja. Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, do të hapen më shumë drejt spanjishtes dhe drejt gjuhës kineze”.

Kryeministri theksoi më tej se ligji i ri vendos në themel të arsimit parauniversitar standardet më të mira të shkollimit: “Ai do ta bazojë këtë arsimim në dy disiplinat më kryesore: Gjuhën amtare dhe matematikën. Shumë vite më vonë do faktohen se këto ligje janë të dobishme”.
/Start/

                                                                                             2012-02-15 12:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›